Fetoshi: “Memorandumi i Kragujevcit” rikthen narrativat e vjetra shoviniste në Serbi dhe rrezikon stabilitetin në Ballkan

Arben Fetoshi, drejtor i Instituti për Studime të Luftës Hibride 'Octopus' (Foto nga intervista në FIVE në RTV Dukagjini)

Drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi ka analizuar veprimet e fundit të Serbisë rreth të ashtuquajturit “Memorandum i lëvizjes studentore” në Kragujevc, të cilin e ka cilësuar si një rikthim të narrativave të vjetra shoviniste ndaj Kosovës dhe rajonit.

Fetoshi ka vlerësuar se dokumenti në fjalë rikthen frymën ideologjike të Memorandumit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë të vitit 1986, për të cilin thotë se shërbeu si bazë për politikat e regjimit të Sllobodan Millosheviqit gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

Sipas tij, memorandumi i ri “e agravon pozicionin për Kosovën në ‘imperativin historik e moral që nuk negociohet’”, duke krijuar hapësirë që Aleksandër Vuçiq të paraqitet si figurë më pragmatike dhe më e moderuar para Perëndimit.

“Si produkti më i ri i komunikimit strategjik kundër Kosovës, Memorandumi i Kragujevcit e agravon pozicionin për Kosovën në ‘imperativin historik e moral që nuk negociohet’”, shkruan ai në Facebook.

S’ka ndryshim mes pushteti dhe opozites serbe karrshi Kosovës

Fetoshi vlerëson se në thelb nuk ka ndryshim mes pushtetit dhe opozitës serbe sa i përket Kosovës, por se në rrethanat aktuale politike në Serbi, “lëvizja studentore” po shfaqet me një retorikë edhe më agresive.

“Është si raporti mes ideologut e fanatikut, ku i pari projekton, kurse i dyti më pas e tepron”, thekson ai, duke argumentuar se narrativat nacionaliste janë të institucionalizuara përmes arsimit, kishës dhe sistemit politik në Serbi.

Fetoshi ka përmendur edhe sulmin në Banjskë dhe zhvillimet në veri të Kosovës, duke pretenduar se presidenti serb kujdeset të shfaqet “konstruktiv” në dialog, ndërsa qarqe të tjera politike në Serbi mbajnë pozicione më ekstreme.

“Një qasje më agresive nga ajo që mund të vijë, krijon më shumë hapësirë për Vuçiqin si ‘partner i domosdoshëm’ i Perëndimit”, ka shkruar ai.

Në analizën e tij, Fetoshi ka theksuar se problemi nuk lidhet vetëm me liderët politikë aktualë, por me, siç e quan ai, “frymën e miteve të rrejshme” që vazhdon të prodhojë nacionalizëm agresiv në Serbi.

Ai ka kritikuar gjithashtu qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Serbisë, duke thënë se për aq kohë sa Beogradi përfiton nga fondet dhe perspektiva evropiane, ndërsa ruan afërsinë strategjike me Rusinë dhe Kinën, do të vazhdojë të ndjekë projekte që, sipas tij, destabilizojnë Ballkanin.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika