Fetoshi: Monumenti për Brigadën 37 në Rashkë, monument për “Botën Serbe”

Arben Fetoshi nga OCTOPUS Foto: Floriana Alija

Drejtori i Institutit Octopus, Arben Fetoshi, në një vlerësim në rrjetin social Facebook është shprehur ndaj inaugurimit të monumentit për Brigadën e 37-të të Motorizuar të Ushtrisë Serbe në Rashkë, duke e cilësuar atë si një monument për “Botën Serbe” dhe një instrument të strategjisë hibride të Beogradit për rehabilitimin e politikës së Millosheviqit.

Sipas Fetoshit, nderimi i kësaj brigade, e cila lidhet me disa nga masakrat më të rënda ndaj civilëve shqiptarë dhe me fshehjen e trupave në varrezën masive të Rudnicës, përbën vazhdimësi të politikës së mohimit dhe glorifikimit të krimeve të luftës.

Ai thekson se, ndërkohë që Kosova vazhdon kërkimet për personat e zhdukur, Serbia jo vetëm që nuk hap arkivat ushtarake, por po ngre monumente për njësitë që kanë kryer dhe fshehur krime.

Fetoshi ka kritikuar edhe deklaratat e ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili i ka cilësuar pjesëtarët e Brigadës së 37-të si “heronj të luftës”, duke vlerësuar se kjo është pjesë e një lufte narrative që synon rehabilitimin e politikës së spastrimit etnik dhe legjitimimin e projektit të “Botës Serbe”.

Fetoshit po ashtu ka thënë se monumenti në Rashkë duhet të shërbejë si alarm për rajonin, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika