Fetoshi: Nga Serbia kanë vazhduar të njëjtat ndërhyrje në procesin zgjedhor

Drejtori i Institutit Oktopus, Arben Fetoshi, në speciale të RTV Dukagjinit ka deklaruar se Serbia po vazhdon përpjekjet për të ndikuar në procesin zgjedhor në Kosovë, duke synuar, sipas tij, kontrollin e votës në komunitetin serb.

Fetoshi tha se këto ndërhyrje janë vërejtur edhe gjatë ditës së zgjedhjeve, si dhe në periudhën paraprake, duke i cilësuar si pjesë të një strategjie të vazhdueshme.

“Shpresoj që dita të përmbyllet ashtu siç ka filluar. Janë vërejtur ato që i kemi paralajmëruar në kuadër të Oktopusit, si përpjekje të vazhdueshme nga ana e Serbisë për të ndërhyrë në procesin zgjedhor në Kosovë”, ka deklaruar i ftuari në emisionin special të Dukagjinit.

Fetoshi tutje shtoi se qëllimi i këtyre ndërhyrjeve, sipas tij, është kontrolli i votës së komunitetit serb dhe ndikimi në rezultatin zgjedhor.

“Me qëllim të absolutizimit të kontrollit të komunitetit serb dhe orientimit të votës së tyre”, ka thënë ai.

Fetoshi theksoi se, sipas vlerësimeve të tij, është vërejtur një intensifikim i këtyre veprimeve në prag të zgjedhjeve.

“Gjatë ditëve të kaluara janë raportuar përpjekje të qarta ndërhyrëse, si raste që lidhen me presion, shantazh apo ndikim në votë”, është shprehur ai.

Ai shtoi se këto veprime, sipas tij, kanë për qëllim minimin e integritetit të procesit zgjedhor në Kosovë.

“Qëllimi është që të minohet integriteti i procesit dhe të mos lejohet pluralizmi politik brenda komunitetit serb”, ka deklaruar Fetoshi.

Fetoshi tha gjithashtu se, sipas tij, këto veprime janë pjesë e një strategjie më të gjerë politike ndaj Kosovës.

“Serbia vazhdon betejën e saj kundër Kosovës, duke e përdorur komunitetin serb si instrument politik”, u shpreh ai.

Të fundit nga rubrika