Fetoshi: Rruga amerikane për paqen në Ballkan

Arben Fetoshi, drejtor i Instituti për Studime të Luftës Hibride 'Octopus' (Foto nga intervista në FIVE në RTV Dukagjini)

Arben Fetoshi, drejtor i Institutit Octopus ka thënë se nisma e fundit në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA) për anëtarësimin e KosovaNATO përbën një hap të qartë drejt sigurimit të paqes së qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor.

Fetoshi theksoi se rezoluta e paraqitur nga kongresistët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler konfirmon qasjen strategjike të SHBA-ve për stabilitetin rajonal.

“Rezoluta … konfirmon qartësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrugën e paqes në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Fetoshi në Facebook.

Sipas tij, në kushtet e kërcënimeve hibride nga Serbia dhe ndikimit potencial të Rusisë në rajon, anëtarësimi i Kosovës në NATO paraqet zgjidhjen më të sigurt dhe një mekanizëm për neutralizimin e burimeve të destabilizimit.

“Pra, Kosova në NATO nuk është vetëm aspiratë kombëtare, por edhe instrument parandalues, që eliminon kalkulimet destabilizuese të Serbisë dhe mbyll hapësirën e ndikimit rus në Ballkan”, ka thënë ai.

Fetoshi shtoi se kjo rezolutë vjen pas një sërë hapash të rëndësishëm, përfshirë National Defense Authorization Act (NDAA), Ligjin për Vlerësimin e Diskriminimit në Luginën e Preshevës (PVDAA) dhe vendimet që lidhen me përfshirjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione ndërkombëtare stabilizuese.

Në analizën e tij, ai përmendi edhe mungesën e njohjes së Kosovës nga disa vende anëtare të NATO-s, si Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja, duke argumentuar se kjo paqartësi krijon hapësirë për ndikim rus në kontinent.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika