Fetoshi: Samiti i Ankarasë përmbys qëllimet serbo-ruse

Arben Fetoshi nga OCTOPUSFoto: Floriana Alija

Drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi, vlerëson se Samiti i NATO-s në Ankara ka dëshmuar unitetin e Aleancës përballë sfidave të reja të sigurisë dhe ka dërguar mesazh të qartë për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Fetoshi, mes tjerash, thotë se deklarata e aleatëve nga Samiti i Ankarasë, i mbajtur më 7 dhe 8 korrik, riafirmoi “përkushtimin e hekurt” për mbrojtjen kolektive sipas Nenit 5 të Traktatit të Uashingtonit dhe përforcoi qasjen e NATO-s për mbrojtje nga të gjitha drejtimet, njofton Dukagjini.

“Angazhimet për autonomi më të madhe strategjike të Europës, të nxitura sidomos pas deklaratave të Trump për ta marrë Groenlandën nga Danimarka, e nxorën në sipërfaqe nenin 42.7 të Traktatit të Lisbonës (detyrimin e Shteteve Anëtare për ndihmë dhe asistencë me të gjitha mjetet nëse një Shtet Anëtar është viktimë e një agresioni të armëtosur), por të cilin shefja e diplomacisë europiane, Kaja Kallas e sqaroi si ‘klauzolë komplementare’ me nenin 5 të NATO-s (Kaja Kallas, 24.04.2026). Në këtë sfond paqartësish e përplasjesh, samiti i Ankarasë dëshmoi se rritja e autonisë europiane nuk paraqet alternativë ndaj NATO-s dhe kërkesa për përgjegjësi më të madhe ishte kërkesë për një aleancë më të fortë e më të aftë që t’i përgjigjet kërcënimeve në 360 gradë. Samiti tregoi se aleatët europianë dhe Kanadaja, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po marrin përgjegjësi më të madhe për ‘mbrojtjen kolektive’, derisa investimet e përbashkëta në prodhim, inovacion, teknologji të avancuara dhe inteligjencë, e përkthejnë unitetin politik në fuqi operative për reagim dhe parandalim”, thotë Fetoshi.

Ai ka theksuar se forcimi i kohezionit transatlantik ka rëndësi të veçantë edhe për rajonin, pasi çdo paqartësi rreth angazhimit euroatlantik mund të shfrytëzohet nga aktorë që synojnë destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

Fetoshi ka vlerësuar edhe vendimin që samiti i ardhshëm i NATO-s të mbahet në Tiranë, duke e cilësuar atë si një zhvillim me peshë politike dhe strategjike për rajonin.

“Mbajtja e samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë, siç u njoftua nga Sekretari i Përgjithshëm (Rutte, 08.07.2026), ka rëndësi të jashtëzakonshme politike dhe strategjike për Ballkanin Perëndimor. Jo për shkak se Beogradi dhe Moska po e sfidojnë orbitën euro-atlantike të rajonit, por sepse ‘thellësia strategjike’ do ta eliminojë rrezikun nga operacionet hibride për depërtimin rus. Pas Marrëveshjes Ushtarake të Kosovës me dy aleatë të NATO-s – Shqipërinë dhe Kroacinë – të cilën Vuçiq vazhdon ta kornizojë si “rrezik” për Serbinë (Danas, 14.03.2026) dhe NATO si “kontribut për stabilitetin rajonal” (Evropa e Lirë, 14.02.2026), ajo vazhdon drejt përfundimit të tranzicionit të FSK-së sipas standardeve të NATO-s, i paraparë për vitin 2028”, ka shkruar Fetoshi.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika