Fetoshi: Serbia më agresive, vazhdon politikën e Millosheviqit dhe i shërben interesave të Moskës

Drejtori i Institutit Octopus, Arben Fetoshi, ka deklaruar se Serbia po shfaq një agresivitet në rritje ndaj Kosovës, duke vlerësuar se politika e saj është vazhdim i qasjes së ish-presidentit serb, Slobodan Milošević, e përshtatur me rrethanat e epokës digjitale dhe në funksion të interesave të Moskës.

Në emisionin “Rreth e Rrotull” në Dukagjin, Fetoshi tha se zhvillimet e fundit dëshmojnë një rikthim të një modeli shtetëror të ndërlidhur me kishën dhe një politikë më të sofistikuar, por me të njëjtin qëllim.

“Kemi të bëjmë me një agresivitet gjithnjë e më të madh. E analizojmë si një rikthim mesjetar të shtetit të ndërlidhur me kishën dhe si vazhdim të politikës së Millosheviqit, të kamufluar në rrethanat e epokës digjitale me një qasje shumë më përfituese dhe më të sofistikuar”, tha Fetoshi.

Ai veçoi dy zhvillime që, sipas tij, janë tejet domethënëse. Së pari, mbrojtjen institucionale që autoritetet serbe u kanë ofruar Milan Radoičić dhe Igor Veselinović përmes xhandarmërisë serbe.

Sipas Fetoshit, kjo përbën një pranim indirekt të përgjegjësisë së deleguar për sulmin terrorist në Banjska më 23 shtator 2023.

“Në njëfarë mënyre, kjo bëri që Vuçiq të pranojë indirekt atë që në kuadër të komunikimit strategjik njihet si përgjegjësi e deleguar lidhur me sulmin terrorist në Banjskë. Sipas deklaratës së tij, Radoiçiqi nuk ka të bëjë me krimin, por po përndiqet për shkak të Kosovës”, u shpreh ai.

Fetoshi kujtoi se edhe më herët, sipas tij, Radoiçiqi dhe grupi i armatosur që mori pjesë në sulmin e Banjskës janë paraqitur si “heronj” nga përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe.

“Nëse i referohemi të kaluarës, kornizimi i Radoiçiqit dhe i gjithë grupit terrorist me lavdërime heroike nga ana e Kishës Serbe tregon një qasje gjithnjë e më agresive, e cila manifeston politikën e Millosheviqit dhe pamundëson projektin e Bashkësisë Ndërkombëtare për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi Fetoshi.

Ai përmendi gjithashtu edhe dekorimin e fundit të një gjyqtareje serbe, duke e cilësuar si pjesë të së njëjtës qasje politike dhe institucionale, që sipas tij, dëshmon vazhdimësinë e politikave të Beogradit dhe afërsinë e tyre me interesat strategjike të Moskës.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika