Fetoshi: Serbia po e përdor vizitën e Begajt në Luginë të Preshevës për të relativizuar projektin e “Botës Serbe”

Drejtori i Institutit Octopus, Arben Fetoshi ka vlerësuar se reagimet e autoriteteve dhe mediave serbe ndaj vizitës së Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj në Luginë të Preshevës, janë pjesë e një strategjie të komunikimit që synon relativizimin e projektit të ashtuquajtur “Bota Serbe”.

Fetoshi në një analizë të publikuar në Facebook thekson se paraqitja e vizitës së presidentit Begaj si kërcënim ekspansionist i një “Bote Shqiptare” nuk mbështetet në fakte, por është produkt i një komunikimi strategjik që përdor relativizimin dhe “simetrinë e rrejshme”.

Sipas tij, narrativat se Shqipëria synon zgjerim territorial apo promovon “Shqipërinë e Madhe” përdoren për të zhvendosur vëmendjen nga diskriminimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përfshirë praktikën e pasivizimit të adresave, e cila është cilësuar nga organizata ndërkombëtare të të drejtave të njeriut si “spastrim etnik me mjete administrative”.

Fetoshi thekson se mesazhet e Presidentit Begaj gjatë vizitës ishin të përqendruara në mbështetjen për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ndërsa në diskursin politik serb ato u interpretuan si kërcënim për sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.

Sipas tij, kjo retorikë synon të krijojë përshtypjen se edhe shqiptarët kanë një projekt të ngjashëm me “Botën Serbe”, me qëllim relativizimin e projektit hegjemonist të Beogradit dhe largimin e vëmendjes nga kritikat e vazhdueshme ndërkombëtare për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika