Fetoshi: Verdikti i Hagës, me rëndësi historike për Kosovën

Një ditë para shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi, ka thënë se procesi në Hagë nuk ishte vetëm padrejtësi individuale ndaj të akuzuarve, por edhe një betejë e stërzgjatur juridike për të vërtetën e Kosovës.

Sipas tij, verdikti i 16 shtatorit është moment historik për Kosovën dhe rendin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor, ndërsa dëshmitë e ish-zyrtarëve të lartë ndërkombëtare e kanë rrëzuar pretendimin e ZPS-së për ndërmarrje të përbashkët kriminale.

Në një analizë me titull “Verdikti i Hagës – UÇK-ja dhe beteja gjeopolitike për Republikën e Kosovës”, Fetoshi ka argumentuar dallimin thelbësor ndërmjet krimeve që mund të jenë kryer gjatë luftës dhe ekzistencës së një projekti të përbashkët kriminal të udhëheqjes së UÇK-së. Duke i veçuar dëshmitë e ish-zyrtarëve ndërkombëtarë si një nga zhvillimet më të rëndësishme të këtij procesi, ai ka thënë Prokuroria nuk ka arritur ta provojë lidhjen e të akuzuarve me qëllimin e përbashkët kriminal dhe pjesëmarrjen e tyre në realizimin e tij.

Mirëpo, sipas Fetoshit, rëndësia e 16 shtatorit nuk lidhet vetëm atë që do të vendosë trupi gjykues. “Serbia dhe Rusia kanë përgatitur shfrytëzimin e secilit skenar në strategjinë e tyre revizioniste.

Lufta narrative për “UÇK-në kriminale” dhe “agresionin e NATO-s” në vitin 1999, do të vazhdojë me retorikën e “Perëndimit të padrejtë”, duke ashpërsuar “viktimizimin” me “Kosovën represive ndaj serbëve”, në rastin e vendimit lirues, derisa në të kundërtën, gjithçka do të interpretohej si konfirmim i tezave të tyre, me pretendimin që të korrigjohet historia”, thuhet mes tjerash në këtë analizë. Në këtë funksion ai i sheh edhe deklaratat e ndryshuara të Vuçiqit për vendimin ‘kryesisht lirues’ në fillim, alarmin për ‘paralajmërim dhune’ më pas dhe ‘dënimin e rëndë’ në fund.

“E para, për ta përgatitur sulmin ndaj drejtësisë ndërkombëtare si “e njëanshme”, duke mos e pranuar vendimin e pafajësisë, ndërsa e dyta, për ta përgjithësuar dënimin eventual ndaj UÇK-së, si konfirmim nga Haga për “të vërtetën” e tyre të “përndjekjes dhe terrorit” ndaj serbëve.

“Udhëheqja kriminale” e UÇK-së do të kornizohej si “luftë kriminale”, për ta “vërtetuar” ndërhyrjen “e padrejtë” të NATO-s”, vlerëson Fetoshi, duke e trajtuar rrezikun gjeopolitik në kontekstin e qëllimeve serbo-ruse për rishikimin e historisë së luftërave në ish-Jugosllavi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika