Fetoshi: Zvogëlimi i trupave të KFOR-it është mesazhi më i qartë për Beogradin se Kosova është konsoliduar si shtet
Arben Fetoshi, drejtor i Institutit Octopus, ka thënë se reduktimi i trupave të KFOR-it në Kosovë është lajm pozitiv për vendin. “Jo vetëm lajm pozitiv, por unë e quaj lajmin më të mirë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës”, ka thënë ai, duke shtuar se kjo vjen si rezultat i rritjes së kapaciteteve të sigurisë, […]
Arben Fetoshi, drejtor i Institutit Octopus, ka thënë se reduktimi i trupave të KFOR-it në Kosovë është lajm pozitiv për vendin.
“Jo vetëm lajm pozitiv, por unë e quaj lajmin më të mirë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës”, ka thënë ai, duke shtuar se kjo vjen si rezultat i rritjes së kapaciteteve të sigurisë, përkatësisht të organizatave të sigurisë së Kosovës.
“Ky njoftim duhet të lexohet në kontekstin e atij procesi dhjetëvjeçar të transformimit të FSK-së në Ushtrinë e Kosovës”, ka deklaruar Fetoshi.
Ai tutje është shprehur se zhvillimet në FSK kanë pasur një dinamikë më të madhe për shkak të kontekstit të sigurisë dhe zhvillimeve gjeopolitike.
“Ky është lajmi më i mirë për Kosovën pas shpalljes së pavarësisë, për shkak se ky është mesazhi më i qartë i drejtuar Beogradit zyrtar sa i përket konsolidimit shtetëror të Republikës së Kosovës”, ka thënë drejtori i Institutit Octopus, Arben Fetoshi, gjatë një interviste në RTV21.















