FFK-ja nuk i delegoi me short gjyqtarët për ndeshjen Drita – Ballkani

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) nuk i ka deleguar me short gjyqtarët për ndeshjen Drita - Ballkanin

Në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, u zhvillua të mërkurën ndeshja e mbetur e xhiros së tretë të Superligës së Kosovës mes Dritës dhe Ballkanit.

Fitore shënuan vendasit me rezultat 2:1. Golat për ta i realizuan Blend Baftiu dhe Blerim Krasniqi, teksa për suharekasit shënoi Bajram Jashanica.

Gjyqtar kryesor në këtë takim ishhte Alban Shala, teksa asistentët e tij ishin Granit Hyseni dhe Fatmir Sekiraqa.

Por, delegimi i tyre për këtë sfidë nuk ishte bërë me short nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

Për dallim prej të gjitha ndeshjeve që janë zhvilluar gjatë këtij edicioni në elitën e futbollit kosovar dhe Ligën e Parë.

Që ka ndodhur një gjë e tillë për RTV Dukagjinin e ka konfirmuar edhe Kryetari i Komisionit për delegimin e gjyqtarëve dhe kontrolluesëve për Superligë dhe Ligën e Parë, Gani Havolli.

Ai është arsyetuar duke thënë se i kanë deleguar gjyqtarët e lartcekur, pasi asnjëri prej tyre nuk ka ndarë drejtësinë në ndonjë ndeshje të xhiros së tretë.

“Për shkak se është ndeshje e xhiros së tretë, kemi shkuar në xhiron e tretë e kemi parë cilët gjyqtarë nuk kanë qenë të deleguar në ndonjë ndeshje, kemi shku në atë kriter. Delegimin e gjyqtarëve e kemi bërë ne, pa short,” tha ai.

Havolli ka insistuar se një gjë e tillë është shumë e logjikshme.

“Kur është xhiroja e rregullt i bëjmë ashtu siç i shihni edhe vetë (me short). Mirëpo, kur është vetëm një ndeshje s’ke qysh e bon delegimin me short, ne vetëm i kqyrim në xhiron e tretë e cila ka mbetur, cilët referë nuk kanë referuar në atë xhiro pastaj ne e bëjmë caktimin e gjyqtarëve. Ata që kanë qenë aktiv, ne s’mundemi në dy ndeshje të njëjtën xhiro me dërgu të njëjtin refer, shumë është e logjikshme, për atë po them,” tha ai.

Shtëpia e futbollit kosovar nuk kishte njoftuar asgjë rreth kësaj ndeshje se as ku dhe kur do të zhvillohet dhe kush do të jenë gjyqtarët, ashtu siç ndodh zakonisht.

FFK para fillimit të edicionit 2023/23 kishte njoftuar se formati i delegimit të gjyqtarëve këtë stinor do të bëhet përmes shortit.

“Në fakt, delegimi i gjyqtarëve për ndeshje do të bëhet përmes shortit, i cili do të jetë transparent (transmetim i drejtpërdrejt në rrjetet sociale të FFK-së) dhe do të aplikohet për çdo xhiro.”

“Gjyqtarit të cilit përmes shortit i bie të referoj ndeshjen e përcaktuar me short, është i obliguar të jetë në krye të detyrës, me përjashtim të rasteve kur i njëjti e dëshmon se ka probleme shëndetësore ose për arsye të tjera,” thuhej në njoftimin e FFK-së.

Të pranishëm në takimin me gjyqtarët kishin qenë kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe kryetari i komisionit të gjyqtarëve, Përparim Hasani.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika