FFK ndërpren bashkëpunimin me Alain Giresse 

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin që me marrëveshje të dyanshme me përzgjedhësin, Alain Giresse është vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar të martën se ka ndërprerë bashkëpunimin me teknikun francez, Alain Giresse.

Sipas FFK-së, ky vendim është marrë pas humbjes në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë me rezultat 1-2.

Po ashtu, aty thuhet se ky vendim ka ardhur me marrëveshje të dyanshme mes FFK-së dhe Giresse.

”Federata e Futbollit e Kosovës e falënderon trajnerin Giresse për angazhimin dhe punën e tij gjatë periudhës sa ishte në krye të Kombëtares së Kosovës,” thuhet në njoftim.

Në fund nga FFK kanë thënë se në të ardhmen priten reforma të mëtejshme në ekipin kombëtar.

Kombëtarja e Kosovës nuk e ka filluar aspak mirë ciklin kualifikues “Euro 2024”. “Dardanët” pas katër ndeshjeve të para gjenden në pozitën e pestë me tre pikë në Grupin I.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika