FFK paraqet ankesë në FIFA për vendosjen e hartës së Kosovës në flamurin e Serbisë

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e ka paraqitur një ankesë në FIFA, për gjuhën e urrejtjes të cilën e ka përdorur Kombëtarja e Serbisë karshi Kosovës

Harta e Kosovës në flamurin e Serbisë, e vendosur në zhveshtoren e kombetares serbe





Federata e Futbollit e Kosovës ka paraqitur ankesë në FIFA për veprimin e kombëtares së Serbisë, futbollistët e së cilës e kishin vendosur hartën e Kosovës në flamurin serb.

Para ndeshjes me kombëtaren e Brazilit, në zhveshtoren e kombëtares së Serbisë është vendosur një flamur, ku shihej harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb, me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”.

FFK ka kërkuar nga FIFA që të marrë veprime sanksionuese ndaj veprimeve që nxisin gjuhën e urrejtjes mes popujve.

“Akte të tilla të shoviniste nuk kanë vend në një ngjarje sportive, e aq më pak brenda objekteve ku zhvillohet ngjarja më e madhe e futbollit botëror, prandaj FFK si anëtare e barabartë me të gjitha anëtaret e tjera të FIFA-s, kërkon nga ky institucion që të ndërmarrë masa sanksionuese ndaj veprimeve që nxisin urrejtje mes popujve dhe janë kundër vlerave njerëzore”, thuhet në njoftim.

Tutje, në komunikatën e FFK-së, thuhet se Kampionati Botëror duhet të jetë vend ku mbizotërojnë thirrjet për paqe dhe jo të ketë nxitje për urrejtje.

“Derisa Evropa e bota po ballafaqohen me një krizë të madhe si pasojë e agresionit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, një kompeticion kaq madhështor siç është Kampionati botëror, duhet të jetë vend i mbizotërimit të thirrjeve për paqe, e jo të përdoret për të nxitur urrejtje mes popujve. Kosova është shtet i pavarur dhe demokratik, me respektim maksimal të të drejtave të njeriut dhe i pranuar nga shtetet më të fuqishme botërore dhe si e tillë do ta vazhdojë rrugëtimin e saj, pa marrë parasysh provokimet si ky i fundit”, thuhet në njoftim.

Ankesë në IOC dhe FIFA ka dërguar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës.

“Është e turpshme se si udhëheqësit e Federatës së Futbollit të Serbisë lejuan të shfaqin mesazhe të tilla urrejtje ksenofobike dhe gjenocidale ndaj një shteti me të drejta të barabarta në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe FIFA e UEFA”, thuhet në reagimin e tyre.





Analizat

Pesë yje të rinj në Kupën e Botës 2022

Kemi dy ditë pushim sa i përket aksionit në fushë në Kupën e Botës 2022, por kjo na bënë të mendojmë më shumë rreth...

Ramos duke zëvendësuar Ronaldon “bëri diferencën për Portugalinë”

Ishte një arritje që i bëri ata të përpiqeshin për librat e rekordeve. Njeriu i parë që shënoi një hat-trick në fillimin e tij...

Trajneri i Portugalisë thotë se roli i Ronaldos ‘do të...

Roli i sulmuesit portugez, Cristiano Ronaldo, për pjesën e mbetur të Kupës së Botës është diçka që duhet të "përcaktohet", kshtu është shprehur trajneri...

Stadiumet

Stadiumi Ahmad bin Ali

Karakteristika më e habitshme e stadiumit është një fasadë e ndezur, e përbërë nga modele që karakterizojnë aspekte të ndryshme të vendit: rëndësinë e...

Stadiumi Al Bayt

Stadiumi e ka marrë emrin nga 'bajt al sha'ar' – të cilat ishin tenda të përdorura historikisht nga popujt nomadë në Katar dhe në...

Stadiumi Al Janoub

Dizajni është frymëzuar nga velat e varkave tradicionale Dhow, në nder të së kaluarës detare të Al Wakrah. Një sistem inovativ ftohjeje dhe çati e...

Të fundit nga rubrika