FIFA hap hetimet ndaj Serbisë – Sokoli dhe Tovërlani e komentojnë këtë proces





Trajneri i njohur Bylbyl Sokoli e ka komentuar hapjen e hetimeve ndaj kombëtares serbe nga FIFA.

I ftuar në emisionin “Dueli Botëror”  në RTV Dukagjini ai tha se “ka qenë momenti i fundit që të reagohet në këtë formë. Sloganet dhe pankartat që i kanë përdorë, pos që janë raciste, ato nuk kontribuojnë në atë pjesë që FIFA e potencon drejtë zhvillimit të sportit”.

Sokoli po ashtu shtoi “shihet qartë se ka tensione në publik dhe në bankë, kurse tensioni në bankë u përcill në fushë e shkaku që ka pasur presion në fushë është kryekëput sjellja e trajnerit i cili ka qenë njeriu që ka shkaktuar tensione”.

Teksa, trajneri tjetër, Afrim Tovërlani tha se “nuk besoj që Serbia do të ketë dënim të rëndë. Do të ketë ndonjë tërheqje të vërejtjes. E rëndësishme është që Graniti ka dalë i pastër”.

Kjo është nata e 17- të e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.





Analizat

Zebrafish, peshqit që zbulojnë sëmundjet njerëzore

Në një laborator në Suedi ata bëjnë të mundur transplantin e qelizave të kancerit e deri te testimi i ilaçeve të reja Zebrafish një peshk...

Mirë se vini në epokën e re të fuqisë globale...

Oqeanet kanë rëndësi edhe një herë në gjeopolitikë. Në Lindjen e Mesme, grupi rebel Houthi po kërcënon transportin në Detin e Kuq, duke ndërprerë...

Rënia e prodhimit të makinave po dëmton ekonominë gjermane

Gjermani ishte një vend me ekonominë me performancën më të mirë, por tani thuajse më të keqe të Eurozonës. Gjermania ka qenë një nga ekonomitë...

Stadiumet

Zebrafish, peshqit që zbulojnë sëmundjet njerëzore

Në një laborator në Suedi ata bëjnë të mundur transplantin e qelizave të kancerit e deri te testimi i ilaçeve të reja Zebrafish një peshk...

Mirë se vini në epokën e re të fuqisë globale...

Oqeanet kanë rëndësi edhe një herë në gjeopolitikë. Në Lindjen e Mesme, grupi rebel Houthi po kërcënon transportin në Detin e Kuq, duke ndërprerë...

Mediumi amerikan shkruan për “fshatin 8500-vjeçar të zbuluar nën liqenin...

Shkencëtarët kanë gjetur ndoshta një nga komunitetet më të hershme në Evropë të strehuar pas një fortese nën një nga liqenet më të vjetra...

Të fundit nga rubrika