FIFA përgëzon FFK-në për Statutin e ri

FIFA ka përgëzuar Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) për përgatitjen e statutit të ri.

Përmes një letre, FIFA ka bërë të ditur se së bashku me UEFA-n kanë punuar nga afër me FFK-në për përgatitjen e statutit.

“Në veçanti, do të doja ta shfrytëzoja këtë mundësi që t’ju përgëzoj për punën e bërë në përditësimin e Statutit të Federatës së Futbollit të Kosovës. Së bashku me kolegët tonë të UEFA-s, nga afër kemi përcjellë në vazhdimësi procesin, dhe kemi besim se Statuti i ri, i cili është prezantuar për aprovim në Kuvendin tuaj sot, është hap i drejtë dhe i duhur në drejtim të përmbushjes se objektives së përbashkët të qeverisjes dhe administrimit të mirë”, thuhet ndër të tjera në letrën e FIFA-s, bën të ditur FFK.

Edhe një herë tjetër, FIFA ka rikonfirmuar vazhdimin e bashkëpunim në mes të FIFA, UEFA dhe FFK, në të ardhmen.

Me 48 vota për, është votuar gjatë mëngjesit të sotëm draft statuti i ri i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Mes shumë polemikash, në fund të Kuvendit të jashtëzakonshëm të thirrur nga shtëpia e futbollit të Kosovës, ka arritur të miratohet draft statuti i ri i FFK-së.

Kuvendi ishte i mbyllur për mediat.

Votohet draft statuti i ri i FFK-së, mes shumë polemikash

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika