FIFA shpall Kupën e re të Botës për Klube me 32 ekipe nga viti 2025

Planet për një Kupë të re Botërore për Klube me 32 ekipe janë konfirmuar nga presidenti i FIFA -s, Gianni Infantino, turne ky i cili do të zhvillohet në vitin 2025

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, në konferencën e tij përmbyllëse për shtyp në Katar, e shpalli një Kupë të re Botërore për Klube në vitin 2025 me 32 ekipe.

Ngjarja e re do të fillojë në vitin 2025 me të njëjtën sasi skuadrash si Kupa e Botës 2022 – katër vjet pasi plani fillestar me 24 ekipe u anulua për shkak të pandemisë.

Infantino, duke folur në një konferencë shtypi përpara finales së Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës të dielën, tha se turneu i vitit 2022 do të vazhdojë në formatin e tij aktual dhe do të mbahet në Marok nga 1-11 shkurt 2023.

Ishte në vitin 2016 kur Infantino sugjeroi për herë të parë zgjerimin, duke thënë se do të ishte më tërheqës për transmetuesit dhe sponsorët.

Raporti shtoi se FIFA mund të ofrojë 150 milionë funte në para si një nxitje, pasi kishte planifikuar gjithashtu organizimin e një turneu në Shtetet e Bashkuara.

Tre klube angleze janë kurorëzuar kampionë të botës për klube që nga fillimi i turneut, me Manchester United në 2008, Liverpool në 2019 dhe Chelsea vitin e kaluar.

Formati aktual i turneut përfshin shtatë skuadra që garojnë për titullin, me Chelsean mbajtësin aktual pas fitores ndaj Palmeiras në Emiratet e Bashkuara Arabe në një edicioni të vonuar të vitit 2021 të mbajtur në shkurt, raporton The Athletic.

Një Kupë Botërore e Klubeve për femra do të nisë gjithashtu, pa ofruar detaje të mëtejshme, me Kupën e Botës për Klube 2022 të konfirmuar gjithashtu se do të mbahet në Marok në shkurt të 2023 me shtatë skuadra që ishin bërë normë.

Kupa e Botës për Klube u themelua në vitin 2000 nga FIFA dhe është konkurruar nga shtatë skuadra në 14 nga 15 sezonet e fundit me fituesit e Ligës së Kampionëve që kanë hyrë në fazën gjysmëfinale.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika