“Dancing With The Stars Albania” ka filluar t’i zbulojë emrat e rinj për këtë sezonë, dhe njëra nga protagonistet do të jetë këngëtarja e famshme Fifi.

Mes tyre është konfirmuar se këtë vit do të marrë pjesë edhe këngëtarja nga Kosova, Filloreta Raçi-Fifi.

Autorja e “Diell” do të jetë partnere me balerinin e njohur nga Shqipëria, Graciano Tagani.

“Ajo është këngëtare, tekstshkruese dhe kompozitore shumë e dashur për publikun. Ai është personazh televiziv dhe balerin i njohur! Fifi dhe Graciano mezi po presin për të ndriçuar skenën e Dancing With The Stars! Suksese dyshes”, shkruhej në mbishkrimin e faqes zyrtare të spektaklit.

Dancing With The Stars

Ndërkohë, theksojmë që personazhe të tjera të famshme që tashmë janë konfirmuar janë edhe aktorja Olta Gixhari dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura.