Fillimi i javës me ngrica të lehta dhe mot i qetë
Vendi po hyn në javën e dytë të prillit me mot të qetë, por mëngjese të ftohta dhe ngrica të lehta, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Sot, e hënë, pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale me diell gjatë ditës. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4°C deri në -2°C, ndërsa ato […]
Vendi po hyn në javën e dytë të prillit me mot të qetë, por mëngjese të ftohta dhe ngrica të lehta, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sot, e hënë, pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale me diell gjatë ditës.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4°C deri në -2°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 1°C deri në 4°C.
Ky stabilitet i motit pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Deri të mërkurën, mëngjeset do të karakterizohen nga ngrica të lehta, ndërsa temperaturat maksimale do të rriten gradualisht, duke arritur deri në 9°C të mërkurën.
Të enjten priten reshje të izoluara shiu, ndërsa fundjava do të sjellë një rritje më të ndjeshme të temperaturave, duke arritur deri në 13°C të premten.















