Fillimi i javës sjell rënie të ndjeshme temperaturash e reshje shiu
Nga e hëna, Kosova do të përballet me një ndryshim të dukshëm të motit. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), java nis me një rënie të ndjeshme të temperaturave dhe kushte të paqëndrueshme atmosferike. E hëna do të karakterizohet nga mot me vranësira të herëpashershme dhe intervale me diell. Priten edhe reshje shiu, të shoqëruara […]
Nga e hëna, Kosova do të përballet me një ndryshim të dukshëm të motit.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), java nis me një rënie të ndjeshme të temperaturave dhe kushte të paqëndrueshme atmosferike.
E hëna do të karakterizohet nga mot me vranësira të herëpashershme dhe intervale me diell. Priten edhe reshje shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh në disa zona. Temperaturat maksimale do të shënojnë rënie, duke mos kaluar mbi 31°C, ndërsa era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë deri lokalisht e fortë.
Të martën do të ketë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Në disa rajone mund të ketë riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 dhe 17°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri në 28°C.
Të mërkurën, moti do të mbetet i ngjashëm – me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat do të sillen nga 13°C në mëngjes deri në 27°C në orët e pasdites.
Edhe të enjten do të vazhdojë moti me intervale me diell dhe vranësira të pakta, por pasditja mund të sjellë reshje të dobëta shiu në disa zona. Vlerat termike do të jenë të ngjashme me ditën paraprake.
Sipas parashikimeve, kushte të ngjashme atmosferike pritet të mbizotërojnë edhe të premten.















