Fillojnë dramat e Vuçiq, jep urdhër për mobilizim të ushtrisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka dhënë urdhër ushtrisë që të jenë në gatishmëri për shkak të tensioneve në veri të Kosovës. Policia e Kosovës po ndihmon kryetarët e komunave veriore të hyjnë në ndërtesat komunale, ndërsa protestuesit serbë nga ana tjetër janë përplasur me policinë, ku janë dëgjuar edhe të shtëna armësh. Deri tani, nuk ka raportime për të lënduar

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka filluar me dramat e tij të zakonshme sa herë që tensionohet situata në veri të Kosovës.

Mediat serbe raportojnë se ai i ka dhënë urdhër ushtrisë që të jetë në gatishmëri për shkak të ngjarjeve të fundit në veri.

Sipas “Novosti”, Vuçiq ka urdhëruar “lëvizje urgjente në drejtim të vijës administrative me Kosovën”.

Ndryshe, Policia e Kosovës është duke asistuar për t’ua mundësuar kryetarëve të tri komunave veriore, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, të hyjnë brenda ndërtesave komunale.

Por, në rrugë kanë dalë edhe protestues serbë, të cilët janë përplasur me Policinë. Në vend të ngjarjes është hedhur gaz lotsjellës dhe po ashtu janë dëgjuar edhe disa të shtëna armësh.

Në mesin e gjithë kësaj tollovie, Policia e Kosovës, tashmë, ka hyrë brenda objektit komunal të komunës së Zvecanit.

Deri më tani nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

Shija e redaktorit

Atiq nis procedurat për anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut në...

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, i ka nisur procedurat për anëtarësimin në Asociaiconin e Komunave të Kosovës (AKK). Atiq ka kërkuar...

Apeli në Hagë rrit dënimet për dy bashkëpunëtorë të Millosheviqit

Gjyqtarët e apelit të OKB-së rritën ndjeshëm dënimet e dy bashkëpunëtorëve të ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, duke i konsideruar ata përgjegjës për përfshirje...

Raportimi nga veriu, gazetarët tregojnë eksperiencat e tyre në “Radar”

Raportimi nga e premtja në komunat në veri të vendit ishte një tjetër sfidë për gazetarët në Kosovës. Në mesin e provokimeve, të sharave,...

Të fundit nga rubrika