Fillojnë të mblidhen qytetarët në tri komunat e veriut
Fillojnë të mblidhen qytetarët në tri komunat e veriut. Trupat paqeruajtëse të KFOR-it dhe Policia e Kosovës janë vendosur para objekteve të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut. Në këto komuna veriore dhe në të tjerat, sot është paralajmëruar të ketë protestë nga serbët lokalë, në kundërshtim të kryetarëve të sapozgjedhur. Ndryshe, të premten, nën asistimin […]
Fillojnë të mblidhen qytetarët në tri komunat e veriut.
Trupat paqeruajtëse të KFOR-it dhe Policia e Kosovës janë vendosur para objekteve të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut.
Në këto komuna veriore dhe në të tjerat, sot është paralajmëruar të ketë protestë nga serbët lokalë, në kundërshtim të kryetarëve të sapozgjedhur.
Ndryshe, të premten, nën asistimin e Policisë së Kosovës, kryetarët e tri komunave veriore, kanë hyrë në objektet komunale. Ata hasën në rezistencë nga protestuesit, të cilët u përplasën me policinë. Situata ishte mjaft e tensionuar, madje pati të shtëna me armë zjarri që vinin nga persona të panjohur.
Por, policia arriti ta shpërndante turmën dhe t’ua mundësonte kryetarëve të rinj të hynin në komunë.
Ndaj kësaj ngjarjeje ka reaguar SHBA, duke i cilësuar si masa dhune veprimet e autoriteteve kosovare.















