Fillon harmonizimi i KQZ-së me rregulloret e ligjit të ri për zgjedhjet

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka filluar t’i harmonizojë rregulloret zgjedhore me ligjin e ri për zgjedhje

Ilustrim

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka filluar harmonizimin e rregulloreve zgjedhore me ligjin e ri për zgjedhje, i cili u miratua në Kuvendin e Kosovës javë më parë.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se me ligjin e ri janë evidentuar disa ndryshime sa i përket procesit zgjedhor.

“Në këtë proces të harmonizimit janë përfshirë disa Rregullore Zgjedhore, të cilat kanë të bëjnë me regjistrimin dhe funksionimin e partive politike; certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve; regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës; themelimin dhe ndërrimin e qendrave të votimit; fushatën e zgjedhjeve dhe vëzhguesit; regjistrimin dhe votimin e personave me nevojat e veçanta; këshillat e vendvotimeve; votimin dhe numërimin e fletëvotimeve; Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe për Qendrat Komunale të Numërimit”, njoftoi Elezi.

Siç bëhet e ditur nga KQZ-ja, pjesë e procesit janë edhe përfaqësues nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe nga Misioni i OSBE-së.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika