Në ndërtesën e Kuvendit të Shqipërisë, ka filluar mbledhja e dy kuvendeve atij të Shqipërisë dhe Kosovës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë arritur së bashku në ndërtesën e Kuvendit të Shqipërisë, ku do të mbahet mbledhja e dy kuvendeve për nderë të shënimit të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Rama dhe Kurti janë parë në humor të mirë, teksa kanë parakaluar në qilimin e kuq. Ata janë pritur me muzikë dhe valle.

Po ashtu, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është pritur nga homologia e tij, Lindita Nikolla.

Ata së bashku kanë shikuar edhe mini-ekspozitën që është shfaqur në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë, ku prezantohet historiku i shtet ndërtimit të Shqipërisë dhe Kosovës si dhe aspiratat e të dyja vendeve në rrugën euroatlantike.

Mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryetarëve të kuvendit të të dyja shteteve, dhe më pas me fjalimet e kryeministrave të Kosovës dhe Shqipërisë.

Nga një fjalë përshëndetëse do të mbajnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.