Kosova është duke u përballur me Andorrën në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian, i cili do të mbahet në vitin e ardhshëm në Gjermani.

Ndeshja mes Kosovës dhe Andorrës po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45.

Ekipi kosovar në ballafaqimin e parë barazuan me Izraelin, me rezultat 1-1, në Tel Aviv, teksa sot në ndeshjen me Andorrën do të synojnë fitoren e parë në grupin I.

Deri më tani, rezultati i ndeshjes është 0:0.