Fillon nënshkrimi i peticionit për dorëheqjen e presidentit rus nga pushteti

Gjatë këtyre ditëve ka filluar nënshkrimi i peticionit që kërkon dorëheqjen e presidentit Putin nga pushteti. Sipas deputetëve komunalë, ky peticion është formuar sepse veprimet e presidentit rus janë të dëmshme për të ardhmen e Rusisë dhe qytetarëve të saj

Presidenti i Rusisë, Vlademir Putin





Peticioni që kërkon dorëheqjen e presidnetit Vlademir Putin është nënshkruar prej gati pesëdhjetë deputetëve komunalë. Ksenia Thorstrom, një deputete komunale e rrethit Semenovsky në Shën Petersburg, tha për CNN se deri më tani kanë 47 nënshkrime të verifikuara.

“Kolegët e mi dhe unë donim të mbështesnim deputetët nga Smolninsky, të cilët u thirrën së fundmi në polici dhe së shpejti do të kenë një gjyq”, tha më tej Thorstrom.

Në peticionin për dorëheqjen e presidentit rus thuhet se deputetët komunalë të Rusisë besojnë se veprimet e presidentit Vladimir Putin janë të dëmshme për të ardhmen e Rusisë dhe të qytetarëve të saj.

“Ne vendosëm ta bëjmë apelin tonë aq të shkurtër sa të kishte më pak arsye për të gjetur ndonjë faj nga autoritetet dhe në mënyrë që sa më shumë deputetë komunalë të nënshkruanin peticionin”, shtoi Thorstrom.

Javën e kaluar, deputetët e komunës Smolninskoye të Shën Petersburgut i bënë thirrje Dumës Shtetërore të Federatës Ruse për ngritjen e akuzave për tradhti ndaj Putinit, në mënyrë që ta shkarkojë atë nga detyra për shkak të luftës në Ukrainë, raporton CNN.

Deputetët komunalë janë zyrtarë lokalë me ndikim të kufizuar politik, ndërsa peticioni vjen pas zgjedhjeve të para rajonale dhe komunale të Rusisë që nga fillimi i luftës.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika