Fillon pastrimi i bulevardit në Skenderaj, Nura: Do të ngritemi sërish

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka njoftuar se ka filluar pastrimi i rrugëve pas vërshimeve në Skenderaj, ku përfshihet dhe pastrimi i bulevardit "Ilaz Kodra" në këtë qytet

Pastrimi i bulevardit "Ilaz Kodra" në Skenderaj

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka njoftuar se pas vërshimeve të fundit në vend ka filluar pastrimi i rrugëve, nga ekipet e Kompanisë “Uniteti”, të cilat po e pastrojnë Bulevardin “Ilaz Kodra”.

Kryetari i Skenderajt ka thënë se gjatë kësaj periudhe me kapacitete të plota në terren janë duke iu përgjigjur situatës emergjente.

Pamje nga pastrimi i rrugëve në Skenderaj

Tutje Nura është shprehur se janë duke u evidentuar dhe vlerësuar dëmet që u shkaktuan nga këto vërshime.

“Me kapacitete të plota në terren duke iu përgjigjur situatës emergjente, ku përveç evidentimit dhe vlerësimit të dëmeve, si proces që po vazhdon deri në vlerësimin e dëmit të fundit, në disa pjesë të qytetit ka filluar edhe pastrimi, nga ekipet e Kompanisë “Uniteti” të cilat po e pastrojnë Bulevardin “Ilaz Kodra”. Do të ngrihemi sërish!”, ka shkruar kryetari i Skenderajt, Fadil Nura.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika