Fillon procesi për shkarkimin e Erden Atiqit dhe Lulzim Hetemit
Në momentin që ora shënoi 09:00 të mëngjesit së të mërkurës, një grumbull i qytetarëve të komunitetit serb në Mitrovicën e Veriut, iu drejtuan hapësirave të destinuara për të nënshkruar peticionin që nis procedurën për shkarkimin e kryetarit të Komunës, Erden Atiq. Mes qindra pjesëmarrësve, u vënë re edhe përfaqësues të Listës Serbe, subjektit që […]
Në momentin që ora shënoi 09:00 të mëngjesit së të mërkurës, një grumbull i qytetarëve të komunitetit serb në Mitrovicën e Veriut, iu drejtuan hapësirave të destinuara për të nënshkruar peticionin që nis procedurën për shkarkimin e kryetarit të Komunës, Erden Atiq.
Mes qindra pjesëmarrësve, u vënë re edhe përfaqësues të Listës Serbe, subjektit që mori vendimin për largimin nga institucionet e kosovare fillimisht, për të kërkuar më vonë kthimin në to.
Me interesimin e treguar këtë të mërkurë, anëtarë të grupit inicues për shkarkim besojnë që do të arrijnë nënshkrimet e duhura.
“Dalja e qytetarëve është vërtetë e madhe dhe unë mendoj se ne që sot do të arrijmë të mbledhim gjithsej 3 mijë e 640 nënshkrime, sa është e nevojshme për ndërrimin e kryetarit, ndërsa supozoj se ky mumër do të jetë edhe më i madh… Është me rëndësi të theksoj se kemi pasur obstruksione të mëdha që nga fillimi i procesit deri në ditën e sotme”, ka deklaruar Sanja Krtinic – Anëtare e grupit inicues.
Interesimi i qytetarëve për të folur për peticionin ka qenë i ulët, por të rrallët që pranuan, thanë se Erden Atiqi, nuk ishte përfaqësuesi i tyre i denjë.
“Serbet kanë dal të vendosin kryetarin e tyre të komunës sepse këtu në Mitrovicë të Veriut shumica janë serb. Prandaj ju takon që në vendin e kryetarit të komunës së Mitrovicës së Veriut të jetë serb e jo me 2-3% të jetë kryetar i komunës sonë, shqiptar”, ka deklaruar një qytetarë.
Në ndërkohë, e njëjta procedurë u realizua edhe në komunën e Leposaviqit.
Në një hapsirë të ndarë nga Kuvendi Komunal atje qytetarët filluan të nënshkruanin peticionin për shkarkimin e kryetarit shqiptar, Lulzim Hetemi.
Edhe këtu grupi inicues po presin rezultat pozitiv nga kjo nismë.
“Peticioni është duke rrjedhur në rregull, gjithçka është në rregull. Pres që do të kemi sukses që të përfundojmë punën tonë siç kemi planifikuar, në përputhje me udhëzimin administrativ”.
Sipas udhëzimit administrativ të hartuar nga Ministria e Pushtetit lokal në këso raste duhet të mbledhën të paktën 20% të nënshkruesve të votuesve të komunës përkatëse.
Nëse peticioni është i suksesshëm, i hapet rrugë votimit për shkarkimin e kryetarëve,që kërkon 50 % + 1 votë të të qytetarëve.
Në ndëkohë në dy komunat tjera veriore, Zvecan dhe Zubin Potok një procedurë e tillë nuk ka filluar akoma, ndërsa është paralajmëruar se do të nis në javën e ardhshme.















