Fillon protesta e qytetarëve: “Dorëheqja nuk mjafton”, “Polici i keni duart me gjak”
Nën thirrjet “Dorëheqja nuk mjafton”, “Polici i keni duart me gjak”, ka nisur protesta në Prishtinë, në lidhje me vrasjen e gruas shtatzënë e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj me tri plumba. Në protestë po marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i qytetareve të cilët po bëjnë thirrje për dorëheqje të […]





Nën thirrjet “Dorëheqja nuk mjafton”, “Polici i keni duart me gjak”, ka nisur protesta në Prishtinë, në lidhje me vrasjen e gruas shtatzënë e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj me tri plumba.
Në protestë po marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i qytetareve të cilët po bëjnë thirrje për dorëheqje të ndryshme nga institucionet e sigurisë.
Nga sheshi Zahir Pajaziti, protestuesit përmes “Garibaldi” po marshojnë në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë.
Protestuesit kanë hyrë në oborrin e Ministrisë së Drejtësisë, dhe kanë vendosur grafitë në hyrje të saj.

Ata kanë bërë thirrje se shteti duhet t’i mbrojë gratë dhe jo burrat, siç kishte shkruar kryeministri i Kosovës, në një reagim të tij.
Të mërkurën rreth orës 18:00 dyshohet se bashkëshorti e ka vrarë gruan e tij e cila ishte shtatzënë.
Ndërkaq, është bërë e ditur se e ndjera kishte urdhër-mbrojtje nga Gjykata Themelore e Ferizajt.























