Fillon protesta në sheshin “Car Lazar” në Mitrovicë të Veriut

Ilustrim





Protesta e serbëve në sheshin “Car Lazar” në Mitrovicë të Veriut ka filluar.

Gazetarët e RTV Dukagjini që janë duke raportuar nga vendi i ngjarjes në veri, kanë bërë të ditur se kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq me pjesëtarët e Listës Serbe, është në krye të protestës.

Po ashtu, pjesë e protestës është edhe kryetari i komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq.

Në protestë, gjithashtu, është parë një i moshuar serb, duke mbajtur një helmetë me mbishkrim të misionit “UN” dhe të rezolutës 1244.

No description available.

No description available.

Ndërkaq, para fillimit të protestës, një grup i të rinjve në lagjen e boshnjakëve në Mitrovicë, kanë vendosur flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Qytetarët të cilët e kanë marrë këtë iniciativë kanë thënë se kjo po bëhet për të treguar se veriu është tokë e Kosovës dhe e shqiptarëve.

Fillon grumbullimi i qytetarëve serbë në sheshin “Car Lazar” në Mitrovicën e Veriut (VIDEO)

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika