Ka filluar punimet Seminari i 41-të për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, ku po marrin pjesë shumë figura të rëndësishme të vendit dhe ndërkombëtare.

Në këtë organizim janë duke marrë pjesë studiues nga të gjitha vendet shqipëfolëse, nga shumë fusha që kanë të bëjnë me kulturën shqiptare.

Aty ka marrë pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e cila ka shprehur vlerësim të lartë “për ata/ato që kanë mundësuar vazhdimësinë e kësaj ngjarjeje, posaçërisht në mesin e viteve ’90 e tutje, kur represioni ishte më i egër se kurrë”.

Tutje ajo theksoi se në Seminarin e 41-të kanë marrë pjesë edhe albanologë të huaj.

“Është gjithmonë kënaqësi të dëgjosh albanologë të huaj që prezantojnë kumtesat e tyre në gjuhën shqipe. Kjo na jep shpresë se gjuha jonë, sado e vogël, vazhdon të jetë me interes për studiues e gjuhëtarë anembanë globit”, tha ajo.

Fjalë të mëdha për gjuhën dhe kulturën shqiptare pati edhe Nicholas Abott, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë. Ai tha se vetë ka pasur nderin ta mësoj gjuhën shqipe.

“Letërsia shqipe, me rrënjët e saj të thella në folklor, poezi dhe prozë, ofron një dritare në shpirtin e një kombi. Veprat e Ismail Kadaresë, Naim Frashërit e shumë të tjerëve, jo vetëm kanë kontribuar në letërsinë botërore, por kanë shërbyer edhe si një urë lidhëse mes kulturave”, tha ai.