Fillon seanca e Apelit, Gucati paraqitet në karrocë

Përmes video lidhjes, Gucati është paraqitur në karrocë në seancën e Apelit për shkak të një operacioni të kryer pasi është përballur me probleme shëndetësore

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK), Hysni Gucati





Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka filluar seanca e Apelit në çështjen ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Përmes video lidhjes, Gucati është paraqitur në karrocë për shkak të një operacioni të kryer pasi është përballur me probleme shëndetësore.

Ndërsa Nasim Haradinaj po merr pjesë fizikisht në sallën e gjyqit.

Ish-krerët e UÇK-së po apelojnë aktgjykimin e dhënë nga trupi gjykues në maj të këtij viti ku të dy u shpallen fajtor dhe u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe nga 100 euro gjobë.

Ata parashtrojnë se trupi gjykues kreu një numër gabimesh në ligj dhe në fakt, si dhe gabime në dënim.

Gucati kërkon nga Paneli i Apelit ta rrezojë vendimi ne fajësisë dhe ta lirojë për të gjitha pikat apo ta kthejë çështjen turpit gjykues, ose nga ana tjetër të ulë dënimin.

Ndërsa Zyra e Prokurorit të Specializuar e kundërshton këtë dhe i kërkon Panelit të Apelit të hedh poshtë çdo arsye dhe të hedh poshtë atë që kërkohet në Apel, përcjell KP.

Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë dënuar për pengim të personave zyrtar nëpërmjet kërcënimit, për frikësim gjatë procedurës penale, shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të informacioneve të fshehta dhe për zbulim të identitetit të dëshmitarëve të mbrojtur, ndërsa janë shpallur të pafajshëm për një pikë të aktakuzës që është vepra penale e hakmarrje.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika