Filmi “Illyricvm” sonte premierë në Prishtinë

Filmi artistik “Illyricvm”, që është bashkëprodhim i Kroacisë, Sllovenisë, Italisë, Kosovës dhe Bosnjës, do të prezantohet mbrëmjen e së premtës nga ora 20:00 në Cineplexx, në Prishtinë. Në emisionin “Radar”, me Edita Dolin, ka folur Fatmir Spahiu, që ka një rol të rëndësishëm në këtë film, i cili e ka cilësuar si film të veçantë dhe sipas tij është projekti i parë ku i shohim ilirët të ecin, të flasin dhe të ekzistojnë

Pjesë nga filmi “Illyricvm”

Filmi artistik i metrazhit të gjatë “Illyricvm”, me skenar dhe regji të Simon Bogojević Narath, bashkëprodhim i Kroacisë, Sllovenisë, Italisë, Kosovës dhe Bosnjës, do të prezantohet sonte premierë nga ora 20:00 në Cineplexx në Prishtinë

Fatmir Spahiu, i cili përpos punës së producentit ka edhe një rol në këtë film, gjatë një bisede në emisionin “Radar” me Edita Doli, në Radio Dukagjini, ka thënë se ky film është i veçantë për faktin se është projekti i parë ku i shohim ilirët të ecin, të flasin, të ekzistojnë.

Fatmir Spahiu, pjesë e filmit “Illyricvm”, i ftuar në emisionin “Radar” me Edita Doli, në Radio Dukagjin

“Illyricvm është prodhimi i parë kinematografik ku personifikohen ilirët. Kthehet pas në vitin 36 para erës sonë, kur shumë principata ilire në atë kohë kanë qenë nën pushtimin ose sundimin romak. E veçanta e filmit është vetë fakti që për herë të parë në kinematografinë botërore dëgjohet dhe flitet gjuha e lashtë ilire” ka thënë Spahiu.

Producenti Spahiu ka thënë më tej se është shumë i lumtur për numrin e madh të aktorëve pjesëmarrës në këtë projekt.
“Në këtë film është përfshirë një kastë e madhe e aktorëve kosovarë, e që janë: Ylber Bardhi, Labeat Bytyqi, Kushtrim Hoxha, Ilir Prapashtica, Rina Krasniqi, Bujar Ahmetaj, Dukagjin Podrimaj, Armend Smajli, Lulzim Bucolli, Ali Demi, Fatmir Spahiu, Selman Lokaj,Gani Morina…”, ka thënë Spahiu.

Filmi është xhiruar në tri shtete: Bosnjë, Kroaci dhe një pjesë në Itali. I pyetur se pse nuk ka pasur xhirime në Kosovë, Spahiu ka thënë se për këtë duhet të flasin nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Financave.

Pjesë nga filmi “Illyricvm”.

“Kjo është temë e gjërë dhe duhet të flasin nga Ministria e Kulturës dhe ajo e Financave. Ne kemi pasur plane që t’i bëjmë disa xhirime në Rugovë dhe në fshatrat Shkrel e Restelicë, por për shkak se Kosova nuk e ka të rregulluar kthimin e rabatit, kjo e ka bërë të pamundur të realizohen xhirimet” ka thënë Spahiu.

Filmi “Illyricvm” është përkrahur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Hrvatski Audiovizuelni Centar, Slovenski Filmski Centar, FRIULI-VENEZIA GIULIA REGIONAL FUND, VIBA FILM, Ministria e Kulturës së Kantonit të Sarajevës, Euroimages si dhe nga Komuna e Prishtinës e kompani të njohura duke shfrytëzuar ligjin për sponsorizime.

Filmi “Illyricvm” premierën botërore e ka pas në Festivalin e Pulës në Kroaci, kurse në Prishtinë do të prezantohet sonte më 28 tetor, në Cineplexx ku pas kësaj date më pas edhe do të jetë në repertorin e kësaj kinemaje.

Fatmir Spahiu në emisionin “Radar” me Edita Doli

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika