Filmi “Pinocchio” rikthehet nga Disney këtë vit

Disney ka zbuluar datën e publikimit për xhirimin e filmit të animuar klasik, të vitit 1940, "Pinocchio", i cili do të shfaqet ekskluzivisht në Disney+ më 8 shtator

'Pinocchio' është vendosur të rikthehet në Disney+

Kompania argëtuese e shfaqjeve dhe filmave, Disney, do të rikthejë përrallën klasike të Pinocchio-s, në vjeshtën e këtij viti, më 8 shtator.

Në publikimin e trailerit të parë, dhuron vetëm shijen më të vogël të asaj që regjisori i filmit, Robert Zemeckis ka rezervuar audiencën, duke dhuruar vetëm një shenjë të fortë se filmi do të jetë në gjendje të rikrijojë të paktën një pjesë të magjisë origjinale të filmit të animuar.

Traileri i parë i Pinocchio –s paraqet vetëm një pamje të shkurtër të Pinocchio-s, lodrës së gdhendur nga druri, i cili është shfaqur me zërin e aktorit, Benjamin Evan Ainsworth, teksa rolin e babait të tij, krijuesin e kukullave, Geppetto-n, e luan aktori Tom Hanks.

“Drita e yjeve, ylli i ndritshëm, ylli i parë që shoh sonte, do të doja të mundem, të kem dëshirën që dëshiroj sonte “, thotë Hanks, si Geppetto, në trailer-in e publikuar.

Aktori, Tom Hanks, pjesë nga traileri i publikuar

I vetmi personazh që nuk shfaqet i plotë në trailerin e riprodhimit të drejtpërdrejtë të Disney+ të Pinocchio-s është, pra, Pinocchio, i cili është ende nuk dihet se si do të jetë ai si roli kryesor i filmit.

Ajo që shihet, megjithatë, është koha, vëmendja dhe dashuria që Geppetto i kushton për të krijuar djalin e tij të punuar me dorë, dhe se si dëshira e tij fatale për një yll që kukulla të sillet në jetë realizohet nga dashamirësja Zana e kaltër, tani e paraqitur nga aktorja, Cynthia Erivo.

Aktorja Cynthia Erivo, duke luajtur rolin e zanës së kaltër

Ndërkaq, edhe pse ky film i Pinocchio-s është një film me aksion të drejtpërdrejtë, personazhet e tij fantastikë të librit me tregime janë përkthyer të gjithë pak a shumë si versione “realiste” të homologëve të tyre klasikë të filmave vizatimorë të Disney-t, gjë që me siguri do të jetë një zgjedhje estetike.

Premiera e filmit “Pinocchio” do të shfaqet nga data 8 deri në 10 shtator, në Qendrën e Konventave Anaheim në Kaliforni, si dhe do të ketë “eksperienca të veçanta për fansat dhe abonentët”, sipas revistës Variety, trasnmeton Portali D.

Përveç “Pinocchio”, Disney do të shfaqë më shumë premiera të Disney+, Pixar, Marvel, Star Wars dhe National Geographic “në muajt e ardhshëm”, këtë e ka bërë të ditur vetë kompania, për revistën, Varitey.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika