“Filorus”, Pacolli e kabineti i Osmanit përplasen për ngjarjen në Aeroportin e Shkupit
Ngjarja që i ndodhi Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në aeroportin e Shkupit ditë më parë duket se po e “përpalsë” atë dhe kabinetin e saj me akterë te tjerë politik në Kosovë. I fundit ishte ish-presidenti, Behgjet Pacolli i cili shkroi një natë më parë, se askush e madje as presidentët nuk mund të […]
Ngjarja që i ndodhi Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në aeroportin e Shkupit ditë më parë duket se po e “përpalsë” atë dhe kabinetin e saj me akterë te tjerë politik në Kosovë.
I fundit ishte ish-presidenti, Behgjet Pacolli i cili shkroi një natë më parë, se askush e madje as presidentët nuk mund të hypin në një aeroplan pa bërë kontorllin e sigurisë.
E ky shpjegim Pacollit i kushoti me etiketime atij nga kabineti i Osmani duke u quajtur si filorus.
“Ja kush ka qenë Ministër i Jashtëm, zv. Kryeministër dhe President (për fat të mirë vetëm për 30 ditë) i Kosovës. Ky njeri jo vetëm që nuk ka ndjeshmëri për interesat shtetërore të Kosovës, por edhe arsyeton sulmin brutal ndaj vendit tonë. Interpretimet e tij për privilegjet dhe imunitetet janë tipike të një biznesmeni të ndikuar nga mjedisi rusofil. Prandaj, edhe injoron Konventat ndërkombëtare që rregullojnë udhëtimin e krerëve të shtetit e të cilat janë respektuar në çdo shtet tjetër ku ka udhëtuar Presidentja Osmani deri më tani,” ka thënë Rinor Nuhiu- Këshilltar i presidencës.
Madje qëndrim dha edhe zotriu i parë, Prindon Sadriu.

Por këto nuk i lan shumë përshtypje Pacollit, pasi i njëjti edhe të dielën u morë me Vjosa Osmaninn.
“Kam qenë disa herë në shënjestër të ofendimeve nga bashkëpunëtorët e Presidentes Osmani, edhe pse në shumicën e rasteve e kam ndihmuar. Unë besoj dhe kam thënë se skandalet e fundit të Presidentes janë rezultat i mungesës së njohurive dhe arrogancës së stafit të saj! Nëse ata vazhdojnë kështu, unë do të publikoj çdo ditë nga një shkrim, në mënyrë që publiku të kuptojë më mirë se kush është filo-rus dhe filo-serb, dhe kush është dinjitoz e kush nuk është, siç thonë ata. E unë kam shumë cka për të thëne. Njerëzit mosmirënjohës dhe arrogantë shpesh janë rezultat i nivelit të ulët të edukatës. Individët që rriten dhe formohen në mjedise ku mungon edukimi për vlerat e respektit dhe mirënjohjes ndaj të tjerëve, shpesh vijnë nga ambiente ku këto cilësi janë promovuar pak ose aspak,” shkruan Pacolli.
Reagimet e tilla, të zyrës së presidencës së Kosovës, sipas politologut Fidan Ukaj janë të tepruara.
“Janë emërtime të tëpruara këto emërtimet si rusofil apo emërtime të tjera, për njerëz të caktuar, në ratsin konkret ndaj z.Pacolli që ka pasur përgjegjësi institucionale në Kosovë, jemi në demokraci ku mundësia e diskutimit apo interpretimit për tema të cakuara është liri e garantuar për të gjithë,” tha Ukaj.
Të premten, derisa presidentja po udhëtonte nga aeroporti i Shkupit, është tentuar t’i merrej telefonin personal nga sigurimi i Aeroportit të Shkupit, derisa është tentuar edhe të shtyhet fizikisht, cka ka reaguar mbrotjtja e afërt.
Ndërkohë që autoritetet atje kanë thënë se i është kërkuar telefoni që ajo të kalonte për t’u skanuar, por që tre persona të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, kanë shkuar aty duke i kërcënuar puntoret e aeroportit.















