Finalja e Ligës së Kampionëve: Tifozët me bileta false u bënë shkak për vonesën e finales

Ministrat e brendshëm të sportit të Francës kanë vënë në faj tifozët me bileta false dhe të rinjtë që u përpoqën të futen me forcë në stadium gjatë finales së Ligës së Kampionëve, ku u zhvillua ndeshja e Real Madrid kundër Liverpool

Pamjet para stadionit Stade de France

Ministrat kanë pranuar se kanë pasur vështirësi në menaxhimin e turmave në finalen e Parisit, por, sipas tyre ky ishte një mashtrim i organizuar i cili u bë “shkak” i problemeve.

Teksa tifozët pritnin radhët e mëdha me bileta në duar, policia franceze ishte duke spërkatur me sprej kundrejt tyre, kanë thënë tifozët.

Liverpooli humbi ndeshjen kundër Real Madridi-t me rezultat 0-1, ku finalja u vonua 35 minuta për shkak të problemeve që ndodhën jashtë stadiumit.

Ministria franceze e sportit ka takuar organin qeverisës të futbollit evropian, UEFA, Federatën Franceze të Futbollit, zyrtarët e stadiumit e poashtu edhe policinë për të marrë më shumë informata rreth ngjarjes që ndodhi ditën e shtunë para se të fillonte finalja.

Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin ka thënë se mashtrimet “masive, në shkallë industriale” të biletave kishin bërë që tifozët e Liverpool-it të dilnin masivisht dhe se rreth 30 arrestimet e bëra në Stade de France “më shumë se gjysma shqetësonte qytetarët britanikë”, transmeton BBC.

Reagim ka pasur edhe nga ministrja e sportit, Amélie Oudé Castéra, e cila ka thënë se nuk ka pasur asnjë problem nga tifozët e madrilenëve sepse spanjollët i kishin kontrolluar tifozët e tyre më mirë se Liverpooli.

Zëdhënësi i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, pamjet nga Stade De France i ka përshkruar si ngjarje shqetësuese, dhe bëri thirrje për një hetim të plotë.

Problemet sipas UEFA erdhën si pasojë e “ardhjes me vonesë” nga tifozët.

Përgjegjësja e policisë për Liverpool-in, Merseyside ishte e pranishme në Paris ku sipas saj shumica e tifozëve të Liverpool-it kishin mbërritur herët dhe ishin sjellur në mënyrë shembullore.

Një mbështetës i Liverpool-it ka thënë se djalin e tij me aftësi të kufizuara u desh ta largonte nga rruga pasi që policia ishte duke spërkatur me sprej.

“Trajtimi i tifozëve nga UEFA dhe policia ishte një turp absolut”, tha ai. ” Tifozët u spërkatën pa dallim dhe kishte njerëz me bileta, të cilët mbërritën dy orë e gjysmë më herët, të cilët ishin në radhë dhe ata u akuzuan nga policia e trazirave me mburoja”.

Policia duke spërkatur me sprej kundrejt tifozëve

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika