Finalja e madhe e “Big Brother VIP Kosova”

Sonte (e premte) mbahet finalja e madhe e edicionit të parë të spektaklit Big Brother VIP Kosova.

Pas 100 ditësh qëndrimi në shtëpinë më të famshme në Kosovë, më në fund do të ketë një fitues.

Pretendentë për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë eurosh janë pesë finalistët e mbrëmjes: Këngëtarja Mbresa, reperi Stresi, aktorët Vedat Bajrami e Artan Thaçi dhe modelja Juliana Nura.

Për fituesin vendos publiku, me dërgimin e SMS-ve.