Finalja e madhe e Botërorit 2026, Argjentina përballë Spanjës

Argjentina është finaliste e Kupës së Botës 2026, pasi ka mposhtur Anglinë me rezultat 2:1 në një gjysmëfinale dramatike.

Kampionët në fuqi siguruan kalimin në finalen e madhe, ku do të përballen me Spanjën.

Anglia e nisi më mirë takimin dhe arriti të kalojë në epërsi në minutën e 55-të. Anthony Gordon shënoi golin e parë për “Tre Luanët”, duke e vendosur Argjentinën në vështirësi.

Megjithatë, skuadra angleze u tërhoq shumë në mbrojtje pas avantazhit, duke i dhënë më shumë hapësirë Argjentinës për të sulmuar..

Në minutën e 85-të, Enzo Fernandez barazoi rezultatin pas një aksioni të ndërtuar nga Messi, ndërsa përmbysja e madhe erdhi në minutën e 92-të, kur Lautaro Martinez shënoi golin e fitores për Argjentinën.

Kështu, Argjentina siguron një tjetër finale të madhe të Botërorit dhe do të përballet me Spanjën në ndeshjen për trofeun e më të mirit të futbollit botëror.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika