Finlanda dhe Suedia pritet të vendosin për anëtarësim apo jo në NATO

Finlanda dhe Suedia pritet që këtë javë të marrin vendim nëse do të fillojnë procedurat e përshpejtuara për t’u anëtarësuar në NATO apo jo. Ky diskutim në të dy shtetet është bërë edhe më serioz në kohën kur Rusia e ka sulmuar Ukrainën. Anëtarësimi në NATO për të dyja vendet po konsiderohet si hap për t’i mbrojtur vendet e tyre nga një tentim të sulmit nga Rusia

Foto: AP

Të bashkohesh apo të mos bashkohesh? Çështja e NATO-s po vjen në krye këtë javë në Finlandë dhe Suedi, ku pushtimi rus i Ukrainës ka shkatërruar besimin e mbajtur prej kohësh se qëndrimi jashtë aleancës ushtarake ishte mënyra më e mirë për të shmangur telashet me fqinjin e tyre gjigant, raporton AP.

Nëse presidenti i Finlandës dhe socialdemokratët qeverisës në të dy vendet dalin në favor të pranimit në ditët e ardhshme, NATO së shpejti mund të shtojë dy anëtarë pikërisht në pragun e Rusisë.

Ky do të ishte një zhvillim historik për dy vendet nordike: Suedia i ka shmangur aleancat ushtarake për më shumë se 200 vjet, ndërsa Finlanda adoptoi neutralitetin pasi u mund nga Bashkimi Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore.

Anëtarësimi në NATO nuk u mor asnjëherë seriozisht në Stokholm dhe Helsinki derisa forcat ruse sulmuan Ukrainën më 24 shkurt. Praktikisht brenda natës, biseda në të dy kryeqytetet u zhvendos nga “Pse duhet të bashkohemi?” për “Sa kohë duhet?”

Flamuri i Finlandës

Së bashku me rezistencën e ashpër të Ukrainës dhe sanksionet e gjera perëndimore, kjo është një nga mënyrat më domethënëse në të cilat pasojat e pushtimit duket se i kanë rezultuar kundër presidentit rus Vladimir Putin.

Nëse Finlanda dhe Suedia i bashkohen aleancës, Rusia do ta gjente veten plotësisht të rrethuar nga vendet e NATO-s në Detin Baltik dhe Arktik.

“Nuk ka kthim në status quo-në para pushtimit,” tha Heli Hautala, një diplomat finlandez.

Presidenti finlandez Sauli Niinisto, lideri perëndimor që dukej se kishte raporte shumë të mira me Putinin përpara luftës në Ukrainë, pritet ta shpallë qëndrimin e tij për anëtarësim në NATO të enjten. Partitë Social Demokratike në pushtet në të dy vendet do të paraqesin qëndrimet e tyre këtë fundjavë.

Nëse përgjigja e tyre është “po”, do të kishte një shumicë të fortë në të dy parlamentet për anëtarësim në NATO, duke hapur rrugën që procedurat formale të aplikimit të fillojnë menjëherë.

Socialdemokratët finlandezë të udhëhequr nga kryeministrja Sanna Marin ka të ngjarë të bashkohen me partitë e tjera në Finlandë në miratimin e një aplikimi në NATO.

Ndërkaq, Situata në Suedi nuk është aq e qartë.

Socialdemokratët suedezë kanë qenë gjithmonë të përkushtuar ndaj mosanëtarësimit, por udhëheqësja e partisë dhe kryeministrja Magdalena Andersson ka thënë se ka një dallim mes “para dhe pas 24 shkurtit”.

Flamuri i Suedisë

Finlanda dhe Suedia pritet të vendosin për anëtarësim apo jo në NATO

Fraksioni i grave i partisë, i udhëhequr nga Ministrja e Klimës dhe Mjedisit, Annika Strandhall, ka dalë kundër anëtarësimit në NATO.

“Ne besojmë se interesat tona shërbehen më së miri duke qenë ushtarakisht të paangazhuar,” i tha Strandhall transmetuesit suedez TV4. “Tradicionalisht, Suedia ka qenë një zë i fortë për paqen dhe çarmatimin”

Flamuri i NATO-s

As Finlanda dhe as Suedia nuk po planifikojnë një referendum, nga frika se mund të bëhet objektivi kryesor i ndërhyrjes ruse.

Suedia dhe Finlanda kanë kërkuar – dhe kanë marrë – garanci për mbështetje nga SHBA dhe anëtarë të tjerë të NATO-s në periudhën e aplikimit nëse ata kërkojnë anëtarësim.

Kremlini ka paralajmëruar për “pasoja ushtarake dhe politike” nëse suedezët dhe finlandezët vendosin të anëtarësohen në NATO.

Dmitry Medvedev, ish-presidenti rus, i cili është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha muajin e kaluar se do ta detyronte Moskën të forconte praninë e saj ushtarake në rajonin e Baltikut.

Shija e redaktorit

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Blinken duartroket rolin e Osmanit për hapjen e qendrës rajonale...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka vlerësuar rolin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në hapjen e qendrës rajonale “Gratë, Paqja dhe Siguria”...

Të fundit nga rubrika