Finlanda shton edhe 400 milionë euro ndihmë për Ukrainën

Foto: Politico

Finlanda ka premtuar një donacion të ri prej më shumë se 400 milionë euro (434 milionë dollarë) pajisje mbrojtëse për Ukrainën, pa përfshirë tanket e rënda “Leopard 2”, të cilët ka thënë se mund t’i dërgonte gjithashtu nëse ka një marrëveshje me aleatët.

“Dhurimi i ri do të trefishonte vlerën totale të ndihmës mbrojtëse të Finlandës për Ukrainën, duke e çuar totalin deri më tani në 590 milionë euro”, ka thënë Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë, shkruan Reuters.

Miika Pynnonen, këshilltare speciale e ministrit të mbrojtjes të Finlandës ka thënë se një vendim për dhurimin e tankeve Leopard 2, nga të cilët Finlanda ka rreth 200, do të merret veçmas, pas diskutimeve me aleatët në bazën ajrore Ramstein në Gjermani.

Finlanda kishte treguar më herët se mund të dërgonte tanke Leopard të prodhimit gjerman nëse do të kishte marrëveshje në mes të aleatëve.

Dhurimi i paketës më të re të ndihmës u bë i mundur me ndihmën e Suedisë fqinje, e cila ka rënë dakord të ndihmonte Finlandën që të zëvendësonte shpejt pajisjet e dhuruara në rast krize.

Dy vendet nordike historikisht neutrale po aplikojnë njëkohësisht për t’u bashkuar në NATO.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika