Firmino do mbetet në Liverpool

E ardhmja e Roberto Firminos dukej larg nga Liverpooli, por Jurgen Klopp mendon ndryshe.

Trajneri gjerman e dëshiron sulmuesin brazilian në skuadër edhe pas 31 qershorit të vitit 2023 – kur i skadon kontrata.

Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

“Klop dëshiron ta mbajë Firminon dhe bisedimet janë për vazhdimin  e kontratës së tij po vazhdojnë. Liverpooli po i ofron një marrëveshje afatshkurtë për sulmuesin brazilian”, shkroi Romano.

31 vjeçari ka zhvilluar 13-të ndeshje në këtë sezon të Premierligës, teksa është autor i shtatë golave dhe tre asistimeve.

Ky është sezoni i tij i tetë me fanellën e “The Reds” –  me të cilët e ka fituar titullin e kampionit në Angli si dhe trofeun e Ligës së Kampionëve.

Shija e redaktorit

Lame: Me intervenimin e NATO-së, UÇK-ja u bë ushtri me...

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, për 24 vjetorin e bombardimeve të NATO-së drejt caqeve serbe ka thënë se Kosova kishte filluar...

Distria Krasniqi e argjendtë në Gjeorgji

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, në kategorinë -52 kg, ka fituar medaljen e argjendtë dhe 700 pikë olimpike në Paris 2024 në Grand Slamin e...

“Radar” me Edita Doli mbledh mbi 50 mijë euro për...

Mbi 50 mijë euro nga telefonatat dhe mjetet e dorëzuara në ambientet e Dukagjinit është shuma që është mbledhur deri tani për Gazmend Malokun,...

Të fundit nga rubrika