Fitohet rasti i parë për diskriminim në Kosovë

Një padi me rëndësi është fituar në Kosovë. Gjykata i ka dhënë të drejtë një personi me nevoja të veçanta, i cili ka paditur komunën e Prishtinës për mosofrim të kushteve infrastrukturore për lëvizje të këtij grupi të shoqërisë.

Komuna e Prishtinës

 





I janë dashur 4 vjet që të marrë një përgjigje definitive nga Gjykata por Faruk Kukaj ka fituar një rast të rëndësishëm.

Ai ka paditur në 2018-n Komunën e Prishtinës për diskriminim ndaj personave me nevoja të veçanta, për shkak të mosofrimit të kushteve infrastrukturore për lëvizje.

Kukaj, po inkurajon që rrugën e tij ta ndjekin edhe të tjerët, e që sipas tij tashmë është dëshmuar që personat me nevoja të veçanta janë të diskriminuar.

“Është e drejtë e imja të kërkoj drejtësi dhe të jem mundësisht i barabartë në lëvizjen e lirë si qytetarët e tjerë. Ndërsa unë gjithmonë jam ndier i diskriminuar nga shoqëria dhe institucionet. Unë nuk kam pasur qasje me lëviz, vetëm zakonisht në rrugë ku lëvizin veturat se nëpër trotuare dhe objekte institucionale e kulturore, gati nuk ka asnjë qasje të plotë”, ka deklaruar  Faruk Kukaj –  Fitues i rastit.

Por, nga Komuna e Prishtinës, ndonëse nuk dëshirojnë të komentojnë rastin po thonë se kanë ndërmarrë hapa në ndryshimin e kësaj gjendje.

“Kemi ndarë më së shumti ndoshta në histori të kryeqytetit, kemi ndarë rreth 300 mijë euro subvencione për këto organizata për t’i mbështetur personat me aftësi të kufizuara jo vetëm grupet e margjinalizuara”, ka thënë, Adelina Sahiti – Drejtoresh e Mirëqenies Sociale.

Ndërkohë, organizata “Handikos Kosova”  ka kërkuar që të ndiqet shembulli i Kukajt, dhe kanë vazhduar kritika edhe për punën e gjykatave në këtë aspekt.

” Janë edhe 5 persona të tjerë që kanë bërë padi qysh në vitin 2018 por për shkaqë të zhegitjeve siç ndodhë tek ne, këto landë ende nuk janë shqyrtuar fare nga gjykatat. Siq është rasti në Mitrovicë, në Vushtrri, Prizren dhe një rast tjetër në Prishtinë. Ne presim që Gjykatat ti përshpejtojnë këto lëndë dhe inkurajojmë edhe personat e tjerë që të kërkojnë të drejtën e tyre duke u bazuar në legjislacionin aktual”, ka theksuar Afrim Maliqi – Drejtor i Handikos Kosova.

Faruk Kukaj është personi i parë që ka fituar padi të këtij lloji në Kosovë, duke e cilësuar vendimin e tij si të guximshëm dhe të drejtë.
 





Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika