Fitoi 5 me 1 kundër Skocisë, Statovci “i shokuar”: Gjermania e frikshme, se kam prit kështu

Analisti i futbollit, Faruk Statovci, e ka komentuar ndeshjen ne mes të Gjermanisë dhe Skocisë, ku gjermanët kanë fituar me rezultat të thellë 5-1.

Statovci ka thënë se nuk e ka pritur këtë rezultat dhe se Gjermania është në rrugën e duhur për në finale të Kampionatit Evropian 2024.

“E pash një Gjermani jashtëzakonisht të frikshme, unë për vete nuk e kam prit kështu. Sepse vite më herë kemi parë shumë probleme në formacion dhe në lojën e Gjermanisë. Kurse mendoj që në këtë kampionat nuk është reale kjo lojë me analizuar se çka do të bëhet më tuje, por ajo çka kemi parë sot ishte një gjermani e kombinuar me lojtarë ndoshta tre ose katër lojtarë më përvojë kurse pjesa tjetër lojtarëve të ri. Të cilët më të vërtetë e treguan mentalitetin gjerman. Edhe me të vërtetë është që thonë, me ujë, rrymë e mentalitetin gjermanë s’ka lojë”, ka thënë Statovci në “EuroDueli” të Dukagjinit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika