Greqia fiton 1:0 ndaj Kosovës në Stadiumin “Fadil Vokrri”

Ka përfunduar takim ndërmjet Kosovës dhe Greqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në favor të Helenëve 1:0 kundër Dardanëve. Dhe pse nikoqiret kishin bërë paraqitje të mirë, megjithatë pranuan një gol nga lojtari i Greqisë, Anastasios Bakasetas,i cili kishte pranuar një top nga Petros Mantalos dhe ku kishte gjetur hapësirën për t’i kaluar grekët në epërsi në minutën 36-të

Në minutat e fundit të lojës shtesë Kosova pati një rast kundërsulmi, por topi përfundoi në duart e portierit grek.

Në minutën e 90-të janë dhënë edhe 5 minuta lojë shtesë, edhe një mundësi që Dardanët ta barazojnë rezultatin por portieri i Kosovës Aron Muric u ndëshkua më karton të kuq, ndërsa portieri do të mungojë ndaj Irlandës së Veriut.

Në minutën e 83-të pati një harkim shumë të mirë nga Berisha dhe goditje të mrekullueshme me kokë nga Amir Rrahmani, por mbrojti portieri grek.

Valon Berisha dhe Ibrahim Dreseviç u inkuadruan në lojë. Ndërsa, u larguan nga loja Loshaj dhe Fazliji në minutën e 75-të.

Aro Muric, në krye të detyrës edhe në minutën e 74-të, pas goditjes së lojtarëve kundërshtarë ai bëri edhe një pritje të mirë duke mos lejuar që të shënohet goli.

Kosova me një lojtar më pak në fushë

Fidan Aliti përjashtohet me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 72-të, pasi të parin e mori në minutën e 51-të dhe pas kartonit të dytë të verdhë, ndëshkohet me të kuq.

Harkimi i Bytyqit nuk arrin te Muriqi, në minutën 70-të, ky qe edhe një aksion tjetër që nuk përfundoi siç duhet.

Murqi i shërbeu Zhegrovës, por aksioni nuk përfundoi si duhet në minutën e 68-të.

Edon Zhegrova bëri një goditje shumë të mirë, por topi doli jashtë në minutën 64-të.

Ndërsa, nga një kundërsulm nga ana e grekëve e ndali portieri Aro Muric, i cili e shpëtoi skuadrën nga goli i dytë në minutën 63-të.

Dardanët kërkojnë më ngulm golin e parë të tyre kundër Helenëve për barazimin të rezultatit, por edhe në minutën e 62-të nuk e gjetën formulën e duhur për t’u treguar efektivë.

Në minutën e 56-të, Kosova dhe Greqia bënë nga dy zëvendësime, kurse Dardanët nxorën nga loja Milot Rashicën dhe në vendin e tij futet në lojë Zymer Bytyqi, ndërsa Benjamin Kololli zëvendëson Arbër Zenelin.

Gjatë një kundëraksioni nga ekipi i Kosovës, të cilët po synonin që të sulmonin, një harkim i papërshtatshëm godet transversalen e portës së Aro Muric në minutën e 53-të.

Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Greqisë

Në minutën e 46-të në stadiumin “Fadil Vokrri” ka nisur dueli në mes Helenëve dhe Dardanëve, ku nikoqirët tentojnë që të rikthejnë rezultatin, ndërsa mysafiret ta ruajnë për t’i fituar 3 pikë.

Përfundon pjesa e parë në favor të Greqisë 1:0

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit ndërmjet Kosovës dhe Greqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në favor të Helenëve 1:0 kundër Dardanëve. Dhe pse nikoqiret kishin bërë paraqitje të mirë në 45 minutat e para, megjithatë pranuan një gol nga lojtari i Greqisë, Anastasios Bakasetas,i cili kishte pranuar një top nga Petros Mantalos dhe ku kishte gjetur hapësirën për t’i kaluar grekët në epërsi në minutën 36-të.

Në minutën 44-të u dhanë 2 minuta shtesë, ku në çastet e fundit të pjesës së parë, nikoqirët ishin duke bërë përpjekje për të rrezikuar, por nuk arritën te goli i barazimit

Dardanët në minutën e 38-të nisën një kundëraksion përpara, mirëpo nuk arritën të tregoheshin efektivë për barazimin e rezultatit.

Greqia kalon në epërsi ndaj Kosovës 1:0

Greqia kalon në epërsi ndaj Kosovës 1:0 në minutën e 36-të. Përkundër që Kosova dukej se po bënte lojë të sigurt, Anastasios Bakasetas, gjeti hapësirë për t’i kaluar grekët në epërsi.

 

Kosova vazhdoi edhe në minutën 34-të të bënte lojë të kujdesshme duke mos u lëshuar në situata të rrezikshme.

Zhegrova nisi një aksioni, mirëpo nuk përfundoi ashtu si duhet për Kosovën në minutën e 28-të.

Në në minutën e 27-të, Dardanët nuk arritën të ndërtojnë një aksion më të rrezikshëm.

Nga anën tjetër, u krijua një mundësi për të prodhuar rrezik nga Vedat Muriqi, mirëpo goditja e tij u bllokua në minutën 22-të .

Minuta e 21-të ishte një situatë e rrezikshme për portën e Aro Muric, por topi shkoi jashtë. Në ndërkohë, ishte ndërhyrje për Amir Rrahmanin.

Ndërsa, në minutën e 19-të Edon Zhegrova pati një solo aksion, por nuk ia doli të depërtonte në zonë. Dardanët vazhduan të luanin lojë taktike duke pritur gabimin e skuadrës mysafire.

Vazhdon këmbëngulja e Kosovës në kërkim të fitores

Në minutën 19-të Edon Zhegrova pati një solo aksion, por nuk ia doli të depërtonte në zonë. Dardanët vazhduan të luanin lojë taktike duke pritur gabimin e skuadrës mysafire.

Në minutën 13-të Helenët tentonin të ndërtonin aksione, pasi Dardanët ishin paksa më të qetë.

Në 8-të  kishte qenë  shumë e mira për Kosovën në fillim të takimit.

Ndërsa një super rast në minutën e 5-të ishte për Kosovën, ku Arbër Zeneli pati një mundësi të mrekullueshme për ta kaluar Kosovën në epërsi, mirëpo portieri mysafir e ndali goditjen e tij nga afërsia që ishte nga një kënd i vështirë.

FORCA KOSOVË! – ishte koreografia e tifozëve nikoqirë.

Ka nisur ndeshja në mes Kosovës dhe Greqisë

Përfaqësuesja e Dardanëve edhe ajo e Greqisë do të ndeshen brenda Grupit të 2- të ligës C në Ligën e Kombeve.

Dardanët janë nikoqirë të një kundërshtari që e njohin mjaft mirë, Greqisë, pasi janë takuar shpeshherë kohëve të fundit dhe tani e presin në “Fadil Vokrri”.

Ekipi i Alain Giresse vjen në këtë ndeshje pas një fitore 2-0 në udhëtim te Qipro dhe synojnë fitoren e radhës për të betonuar pozitën e parë me pikë maksimale nga dy ndeshjet e para.

 

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të bëjnë disa ndryshime të vogla nga ndeshjet e para.

Florian Loshaj dhe Arbër Zeneli kanë zënë vendet e Blendi Idrizit dhe Valon Berishës.

Kosova: Muric, Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Aliti; Loshaj, Fazliji; Zhegrova, Zeneli, Rashica, Muriqi.

 

Greqia: Vlachodimos; Baldock, Mavropanos, Chatzidiakos, Tsimikas, Mantalos, Kourbelis, Bakasetas; Limnios, Masouras; Giakoumakis.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika