Me rezultat të thellë katër me zero, ekipi Barcelonës ka mposhtur Realin e Madridit në stadiumin e tyre “Santiago Bernabeu”, në kuadër të garës për titullin e ligës spanjolle “La liga”.
Goli i parë në ndeshjen e njohur si “El Clasico”, u shënua në minutën e 29 nga sulmuesi i Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang, për të cilin ishte edhe ndeshja debutuse kundër madrilenëve.
Goli i depertimit i Ousmane Dembele erdhi në krahun e djathtë, krosimin e të cilit nuk mundi ta pengojë sulmuesi i Real Madridit, Nacho Fernandez.
Brenda zonës së kundërshtarit u gjend qendërsulmuesi, Aubameyang i cili me kokë e dërgoi topin në rrjetën e ekipit kundërshtar.
Në minutën e 38-të të pjesës së parë, blaugranasit, arritën ta dyfishojnë epërsinë me golin e mbrojtësit urugajas, Ronald Araujo.
Ekipi i Xav-it, kishte raste të shumta për ta thelluar epërsinë edhe më, në pjesën e parë, por megjithatë ekipet shkuan në pjesë të dytë me rezultat 0 me 2 në të mirë të Barcelonës.
Edhe pjesa e dytë i takoi katalunasëve. Dy minuta pasi filloi pjesa e dytë, sulmuesi spanjoll Ferran Torres, pas një asistimi të bukur me thembër nga Aubameyang, thelloi epërsinë e ekipit të tij.
Me lojtarët si Sergio Busqets, Pedri Gonzales e Frenkie De Jong, ekipi mysafir po e kontrollonte lojën, duka ia bërë të pamundur lojtarëve të Real Madridit që ta zhvillonin lojën e tyre. Nuk vonoi shumë dhe ish-lojtari i Arsenalit, Aubameyang, shënoi golin e tij të dytë personal dhe të katërtin për ekipin e Barcelonës.
Dhjetë minutat e fundit, ekipi i Realit të Madridit, shtoi intensitetin duke u munduar që ta shënoj(ë) të paktën golin e nderit, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 4 me 0 në favor të ekipit të Barcelonës.
Reali vazhdon të jetë lider i “La Liga-s”
Edhe pas humbjes së “El Classicos”, ekipi i Real Madridit me 66 pikë, kryeson garën për titull të ligës.

Në vendin e dytë me 57 pikë momentalisht gjendet ekipi i Sevilles, kurse në vendin e tretë me 54 pikë e një lojë më pak renditet ekipi katalunas Barcelona. Në kuadër të La Ligas, Real Madridi, ka 26 fitore, 3 humbje e 6 barazime dhe me epërsi prej 9 pikësh ndaj vendit të dytë.
Golashënuesi më i mirë në ligën spanjolle është lojtari i Real Madridit Karim Benzema, i cili ka kompletuar gjithsej 22 gola këtë sezon. Benzema nuk luajti në ndeshjen kundër Barcelonës si pasojë e lëndimit që kishte.
Ardhja e Xavi-t, rikthen Barcelonën në formë
Më 8 nëntor të vitit 2021, ish-lojtari i Barcelonës Xavi Hernandez, u rikthye në ekipin blaugranas, por tash si trajner i ekipit. Xavi e gjeti Barcelonën në rrëmujë të madhe, me humbje të njëpasnjëshme, me krizë financiare të ekipit si dhe pa lojtarin kryesor të tyre Lionel Messi, i cili u transferua tek ekipi francez PSG.

Posa morri timonin e ekipit, Xavi, largoi nga ekipi dy lojtarët që në atë kohë konsideroheshin kryesorë, sulmuesin francez Antonie Griezman, si dhe mesfushorin ofensivë Philippe Coutinho, të cilin e dërgoi në huazim.
Xavi solli në ekip, sulmues si, P.M Aubameyang, Feran Torres dhe Adama Traore. Kurse mbrotjen e përforcoi me ish-mbrojtësin e Manchester City-t, Eric Garcia.
Aktualisht, ekipi i Barcelonës nën drejtimin e Xavi Hernandezit nuk njeh humbje që 12 lojë. Ardhja e trajnerit të ri si dhe përforcimeve me lojtarë, ka freskuar ekipin katalunas i cili tani po kalon një formë të jashtëzakonshme. “Testi” më i rëndësishëm që prej ardhjes së tij si trajner, ishte fitorja e së dielës ndaj rivalit të tyre tradicional Real Madrid-it.