Fitore e madhe e Shqipërisë, një hap afër kualifikimit për Euro 2024
Me një paraqitje të mrekullueshme, Shqipëria ka fituar ndeshjen ndaj Çekisë. Kjo fitore e ndriçon rrugën e tyre drejt kualifikimit në Euro 2024, duke e bërë Shqipërinë të ëndërrojë për një shfaqje të mrekullueshme në këtë turne të rëndësishëm. “Kuqezinjtë” triumfuan me një rezultat bindës 3:0 në ndeshjen e Grupit E, e cila u zhvillua […]
Me një paraqitje të mrekullueshme, Shqipëria ka fituar ndeshjen ndaj Çekisë. Kjo fitore e ndriçon rrugën e tyre drejt kualifikimit në Euro 2024, duke e bërë Shqipërinë të ëndërrojë për një shfaqje të mrekullueshme në këtë turne të rëndësishëm.
“Kuqezinjtë” triumfuan me një rezultat bindës 3:0 në ndeshjen e Grupit E, e cila u zhvillua në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Me një gol të shënuar në pjesën e parë dhe dy të tjerë në pjesën e dytë, Shqipëria siguroi një fitore e cila i vendosi në krye të grupit me 13 pikë.
Tani, Shqipëria është shumë afër kualifikimit për Euro 2024, duke i munguar vetëm dy ndeshje për ta konfirmuar ëndrrën e tyre.
Taluant Seferi ka shkëlqyer në ndeshjen ndaj Çekisë, pasi ka shënuar golin e tij të dytë, duke trefishuar epërsinë për Shqipërinë.
Ai shënoi në minutën e 51-të, pas asistimit nga Sokol Cikalleshi.
Asani kishte festuar golin e tij të parë me një plis në kokë, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe emocionuese në stadiumin e Tiranës “Air Albania”.
Ndërsa, muajin tjetër, Shqipëria luan në udhëtim me Moldavinë dhe në shtëpi me Ishujt Faroe.
Tashmë kuqezinjtë janë vetëm dy pikë larg përsëritjes së suksesit të vitit 2016, kur u shfaq për herë të parë në një kompeticion evropian.















