Fitorja historike ndaj Serbisë, Rama publikon foton e ditës: Me zemrën plot
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar sot “foton e ditës”, ku shfaqet e gjithë skuadra e Kombëtares shqiptare në festë pas fitores historike kundër Serbisë. “Mirëmëngjes dhe me zemrën plot të këtyre djemve, ju uroj një të diel të qeshur”, shkruan Rama në postimin e tij në Facebook. Shqipëria mposhti Serbinë të shtunën në […]
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar sot “foton e ditës”, ku shfaqet e gjithë skuadra e Kombëtares shqiptare në festë pas fitores historike kundër Serbisë.
“Mirëmëngjes dhe me zemrën plot të këtyre djemve, ju uroj një të diel të qeshur”, shkruan Rama në postimin e tij në Facebook.
Shqipëria mposhti Serbinë të shtunën në Leskovc, në një ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Rey Manaj, duke i dhënë Kombëtares shqiptare një fitore historike dhe tri pikë të arta.















