Fitorja në CEE Champions, arritja më e madhe e XTEAM

Fitorja në CEE Champions, bëhet arritja më e madhe e skudarës nga Kosova, XTEAM. Në intervistë për Portali D, XTEAM ka treguar se si ka qenë për ta triumfi dhe fillimi i tyre në lojën CS:GO. Po ashtu, menaxheri dhe udhëheqësi i ekipit tregojnë se çfarë pritet tani nga përfundimi i turneut

Fitorja në CEE Champions arritja më e madhe e XTEAM

Në kohën kur janë duke triumfuar ekipe të ndryshme botërore në lojën e Counter-Strike:Global Offensive (CS:GO), ekipi nga Kosova XTEAM në ranglistën botërore zë vendin e 88-të. Ky ekip është duke u përpjekur të arrijë në kampionatin më të madh të CS:GO, Major Championships, të njohura zakonisht si ‘Majors’.

Menaxheri i skuadrës XTEAM, Ismail Jupolli, në intervistë për Portali D, ka thënë se fitorja në CEE Champions, është arritja më e madhe e ekipit nga Kosova, dhe se pas sezonit të verës presin ftesa nga disa turne të ndryshme.

“Fitorja në CEE Champions e ekipit XTEAM, është arritja me e madhe, të cilën e ka arritur ekipa X deri tani. Tashmë jemi në fund të sezonit dhe për pak kohë presim të fillojnë pushimet verore, ku do të kemi një pushim prej rreth 7 javësh. Në fillimin të sezonit të ri presim ftesa nga disa turne të ndryshme, ku kundërshtarët pritet të jenë të nivelit tanë”, tha Jupolli për Portali D.

Po ashtu, ai ka thënë se për momentin ekipi është duke ushtruar për playoff në ESEA, ku do të luajnë në ligën Advanced nga ajo Main.

Gjithashtu, udhëheqësi i skuadrës triumfuese në CEE Champions të CS:GO, Arlind Sadiku ‘deb0‘, ka thënë se lojën në CS:GO e kanë filluar në vitin 2014 në moshën 17 vjeçare, e që të nisësh diçka pa e ditur përfitimin, sipas tij, është ëndrra ajo që të shtyen përpara që të mos ndalesh asnjëherë.

“Lojën e kemi filluar në vitin 2014, në moshën 17 vjeçare. Në fillim nuk ka pasur përfitime e kemi pas veç hobi, dhe ëndërr për të mbërritur në Major, aty ku kemi synimin tonë, që na bën të mos ndalemi”, tha udhëheqësi i skuadrës për Portali D.

Ai theksoi se në fillimet e tyre kanë luajtur në organizata të ndryshme, por sipas tij, ekipi XTEAM është skuadra e parë profesionale në Kosovë.

“Si fillim kemi luajtur në organizata të ndryshme, por të mëdha apo serioze, por që XTEAM është ekipi i parë profesional”, ka thënë DEBO per Portali D.

Po ashtu, ai tha se në fillimin e realizimit të skuadrës kanë qenë vetëm ai, lojtari Qendrim Hajrizi ‘v1ë‘ dhe Serdar Mahmuti ‘cerber‘, po që më pas kishin vendosur të bëjnë një marrëveshje me dy lojtarët  e tjerë të skuadrës, Arbnor Sadiku ‘arbnorz‘ dhe Atif Mustafa ‘gejmzilla‘.

“Në fillim në ekip kemi qenë vetëm unë ‘v1ë’ edhe ‘cerberi’, por mbas një kohe vendosëm që të arrijmë një marrëveshje edhe me ‘gejmzillen’ dhe ‘arbnorz’, e që momentalisht edhe ekipa është duke funksionuar shumë mirë”, ka thënë ‘DEBO’ për Portali D.

Udhëheqësi i skuadrës triumfuese në CEE Champions të CS:GO, prej pesë lojtarësh, Arlind ‘deb0‘ Sadiku

‘DEBO’ tregoi se në fillimet e tyre nuk kanë pasur përkrahje, duke u thënë se është humbje kohe. Mirëpo, tani janë duke i përkrahur dhe se mbështetja e të tjerëve është nevoja më e madhe e një ekipe.

“Në fillimet e lojës nuk na kanë përkrahur shumë për arsye që kanë thënë është humbje kohe, po tash janë duke na përkrahur, dhe janë mbështetja më e madhe që i duhen një ekipe, por edhe lojtarit”, tha ‘DEBO’.

Ai për Portali D, po ashtu tregoi se me profesion është farmacist i i licencuar, por që për momentin merret vetëm me lojën në CS:GO, dhe se aty ka fokusin më të madh.

Lojtarët e ekipit XTEAM ndihen shumë mirë, tani që puna e tyre ka filluar të njihet edhe nga publiku i gjerë, por sipas tyre, ky është vetëm fillimi.

Për lojën e tyre në CEE Champions, kanë thënë se ishte një punë e lodhshme me përgatitje të shumta, por që sipas tyre, në fund ia vlen për cdo gjë, pasi edhe ia arritën synimit që të dalin fitues.

Ndërsa, për talentin e tyre në lojë, lojtarët e XTEAM kanë thënë se nuk mungon, por më shumë vlen për ta puna e madhe që e bëjnë si ekip, ku sipas tyre, i plotëson hapësirat e nevojshme.

Ata nuk harrojnë synimin e tyre që nga fillimi për në Major, ku shpresojnë që me punën e tyre t’ia dalin shumë shpejt, dhe të jenë pjesë e Major-it.

Ndërkaq, udhëheqësi i ekipit është pyetur nga Portali D, se a do të ketë lojë me ekipin Bad News Eagles (bNE), apo edhe ndonjë bashkëpunim, ai ka thënë se është e mundur të ketë për arsye që garojnë në të njëjtat turne, ndërsa për bashkëpunim ka dashur të mbetët e pazbuluar.

“Lojë me bNE, mundet të ketë për arsye se garojmë në të njëjtat turne, por për bashkëpunim le të mbetet mister” tha ai.

Sipas tij, të jesh CEO i një sporti elektronik është punë mjaft dinamike, e sidomos në hapat e parë të ekipit, siç është X. Por, për të bërë punën ashtu siç kërkohet, e bëjnë vullneti dhe dëshira e lojtarëve, e që rezultatet i presin të jenë të mira ashtu si nga performanca në CEE.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika