Fituesi i Ferma Vip 1 i dërgon helikopter me 1 mijë trëndafila Nur Alkhazal
Edicioni i 2-të i Ferma Vip, nën moderimin e Luana Vjollcës ka ngërthyer para ekranit të gjithë shikuesit, duke i bërë që cdo hap ta përcjellin me vëmendje. Përderisa një lojë e ashpër, me dinamika e romanca po zhvillohet brenda, e tillë po del të jetë edhe jashtë shtëpisë. Një mori parashutash, drone e shumë […]
Edicioni i 2-të i Ferma Vip, nën moderimin e Luana Vjollcës ka ngërthyer para ekranit të gjithë shikuesit, duke i bërë që cdo hap ta përcjellin me vëmendje.
Përderisa një lojë e ashpër, me dinamika e romanca po zhvillohet brenda, e tillë po del të jetë edhe jashtë shtëpisë.
Një mori parashutash, drone e shumë surpriza të tjera shkuan për konkurrenten nga Kosova, Nur Alkhazali, e cila deri më tani po bën një paraqitje mbresëlënëse në këtë format.
Por, gjatë ditës së sotme, një mega surprizë i shkoi asaj përmes një helikopteri me 1 mijë trëndafila nga fituesi i edicionit të parë të Fermës, Dijonis Biba.
Biba, që nga fillimi i këtij edicioni të dytë, ka mbështetur dhe ka shprehur simpatinë për të preferuarën e tij, që rezulton të jetë Nur Alkhazali.
Çka po ndodhë mes dyshes, e çka pritet të ndodhë më tutje, mbetet të shihet gjatë ditëve në vazhdim.















