Fituesit e Nobelit do të shpërblehen me më shumë para këtë vit

Fondacioni, Nobel ka njoftuar se do ta rrisë shumën monetare të shpërblimit për fituesit e çmimeve Nobel këtë vit

Nobel prize

Fondacioni Nobel bëri të ditur më 15 shtator se do ta rrisë shumën monetare të shpërblimit për fituesit e çmimeve Nobel këtë vit.

Shuma është rritur për 1 milion korona suedezë, apo 83.940 euro, në 11 milion korona, apo 923.241 euro, pasi që monedhës suedeze i ka rënë vlera së fundi.

“Fondacioni ka zgjedhur ta rrisë shumën e çmimit sepse një gjë e tillë është financiarisht e mundshme”, thuhet në deklaratën e shkurtë të fondacionit, shkruan REL.

Zhvlerësimi i shpejtë i monedhës suedeze e ka çuar atë në nivelin më të ulët ndonjëherë në krahasim me euron dhe dollarin amerikan. Suedia ka qenë duke luftuar me inflacion të lartë, që u ul deri në 7.5 për qind në gusht, nga 9.3 për qind sa ishte në korrik.

Megjithatë, përkundër uljes, inflacioni mbetet larg objektivit prej 2 për qind të vendosur nga banka qendrore e Suedisë, Riksbank.

Kur u ndanë çmimet e para Nobel në vitin 1901, shuma e çmimit ishte 150.782 korona për kategori, tha fondacioni, por gjatë 15 vjetëve të fundit, shuma është ndryshuar disa herë.

Në vitin 2012, shuma u reduktua nga dhjetë milionë në tetë milionë korona pasi filloi një program për përforcimin e financave të Fondacionit Nobel. Në vitin 2017, shuma e çmimit u rrit nga tetë milionë në nëntë milionë korona. Në vitin 2020, ajo u rrit edhe një herë për një milion korona.

Fituesit e çmimeve Nobel të këtij viti do të shpallen në fillim të tetorit. Më pas, laureatët ftohen të marrin çmimet e tyre në ceremonitë e çmimeve më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së themeluesit të çmimit, Alfred Nobel.

Çmimi prestigjioz i paqes ndahet në Oslo, ashtu siç kishte kërkuar Nobeli, ndërsa ceremonitë e tjera të ndarjes mbahen në Stokholm.

Suedia nuk është pjesë e eurozonës. 20 më parë, suedezët mbajtën një referendum nëse donin ta merrnin me monedhën evropiane, por ata votuan kundër këtij ndryshimi.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika