Fituesit nga loja shpërblyese e klinikës “Ozone”, tregojnë eksperiencën e tyre

Para disa muajsh në emisionin “Radar me Edita Doli” në valët e Radio Dukagjinit, ishte realizuar një lojë shpërblyese në bashkëpunim me Ozone Hair Clinic, për të ju mundësuar fituesve pjesëmarrës, një trajtim falas të mbjelljes së flokëve.

Edita Doli dhe Valmira nga klinika e Ozone së bashkë me dy dëgjuesit fatlumë, Liridonin dhe Valonin për mbjelljen e flokëve

Të mërkurën në studion e Radio Dukagjinit, pas pothuajse pesë muajsh, u bashkuan Valmira nga klinika e Ozone së bashkë me dy dëgjuesit fatlumë, Liridonin dhe Valonin për mbjelljen e flokëve.

Pas transmetimit të stories nga fillimi i procesit të mbjelljes, në dukjen e tyre vërehet një pamje krejt ndryshe e gjendjes së flokëve të tyre.

Valmira ka treguar se për të parë rezultatin e kompletuar duhet të presin deri në 12 muaj, me raste edhe deri në 15 muaj, por ndryshimet e para mund të vërehen pas 4-5 muajsh, si në rastet e dëgjuesve në studio.

Edita Doli dhe Valmira nga klinika e Ozone së bashkë me dy dëgjuesit fatlumë, Liridonin dhe Valonin për mbjelljen e flokëve

Valoni dhe Liridoni kanë treguar për eksperiencën e tyre dhe kujdesin që iu është kushtuar deri në çdo detaj nga stafi i klinikës, duke thënë se përgjatë gjithë kësaj kohe nuk kanë hasur në asnjë pakënaqësi dhe se janë ndarë shumë të kënaqur me rezultatin.

Ata kanë potencuar kujdesin që duhet kushtuar pas mbjelljes.

Çmimet, sipas Valmirës, variojnë nga gjendja dhe rënia e flokëve të secilit, por që variojnë nga një mijë 500 euro e tutje.

Gjithashtu, të gjithë ata që planifikojnë të bëjnë mbjelljen duhet të kujdesen shumë pas mbjelljes për procesin e shërimit.

Të gjithë të interesuarit mund të drejtohen në rrjetet sociale të Ozone Hair Clinic për të marrë kontaktin.