Fjalimi i Putinit për “Ditën e Fitores”: Një luftë e vërtetë po zhvillohet përsëri kundër Rusisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë të martën se një "luftë e vërtetë" është duke u zhvilluar përsëri kundër Rusisë, derisa ka folur për fitoren e Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore për të thënë se Perëndimi po përpiqej të shkatërronte vendin e tij

Presidenti rus, Vladimir Putin mban një fjalim gjatë paradës ushtarake të Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq në Moskë, Rusi, 09 maj 2022.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka mbajtur fjalimin e tij duke uruar ushtrinë ruse për “Ditën e Fitores”, një festë që shënon fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në vitin 1945.

Ai gjatë fjalimit të tij ka thënë se tani po zhvillohet një luftë e vërtetë dhe ka pretenduar se Rusia po mbron sovranitetin e saj.

Duke iu drejtuar turmave në Sheshin e Kuq, presidenti Putin ka thënë se “lufta e vërtetë po bëhet kundër atdheut tonë”.

Ai ka shtuar se Rusia dëshiron të shohë një “të ardhme paqësore”, por ka akuzuar elitat perëndimore për mbjelljen e farës së “urrejtjes dhe rusofobisë”.

“Perëndimi dëshiron të shohë rënien e vendit tonë”

Putin vazhdon të ketë në shënjestër perëndimin në fjalimin e tij, duke thënë se “qëllimi i tyre nuk është gjë tjetër veçse të shohin rënien e Rusisë”.

Ndër të tjera, ai ka deklaruar se kujtimi i atyre që mbrojtën atdheun është i shenjtë.

Turmat dhe liderët kanë qëndruar njësoj në Sheshin e Kuq duke respektuar heshtjen, pasi një orë mund të dëgjohet duke trokitur për çdo sekondë që kalon.

Putin rregullisht e krahason qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Ukrainës me nazistët e mundur në Luftën e Dytë Botërore.

Ai nuk është larguar nga skenari i tij as këtë ditë, pasi ka dënuar liderët e Ukrainës si neonazistë gjersa ka folur për një “luftë të vërtetë” që po zhvillohet kundër atdheut mëmë të Rusisë.

“Vetëm Rusia u qëndron besnike arritjeve të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Perëndimi ka harruar se kush i mundi nazistët”, ka argumentuar ai, raporton BBC LIVE.

Rusëve u është thënë gjithmonë se ata fituan Luftën e Dytë Botërore, kështu që nuk është çudi që ai nuk përmend luftën e aleatëve që çliroi Evropën jugore dhe perëndimore nga nazizmi.

Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika